Shpërthimi me tritol në Pogradec, fqinji: Ishte shumë i fortë, pastrueset i kapën copat e tullave! Thamë na erdhi ‘rusi’

Shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm më Pogradec. Objektiv ishte Meardi Berberi, 38-vjeç me precedent të theksuar penal.

Në një intervistë për Report Tv një nga fqinjët tha se shpërthimi ishte shumë i fortë dhe se u ndje shumë. Sipas tij pastrueset që ishin në punë në ato momente u prekën nga copat e tullave.

‘Shpërthim i fuqishëm shumë ne thamë ra pallati. Ça u bë. Kur dola, pashë tym të zi. Pastrueset i hëngrën copat e tullave. Ajo ishte e tmerrshmja se ulërinë ato, atëherë dola. Policia erdhi vonë. Ishte tmerr fare, thash si bëjnë ata nga Izraeli nga Palestina. Unë thash na erdhi rusi.’- tha Berberi.


Lajmi kryesor:

Shpërthim me tritol pranë banesës së Meard Berberit në Pogradec, organizator i sulmit me armë ndaj Hotel Volorekës në 2020! I dënuar 5 herë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Ministri Arbjan Mazniku paraqitet në SPAK

Ministri Arbjan Mazniku paraqitet në SPAK