-
Shpërthimi me 2 të vdekur në magazinën në Lushnjë, deputeti i PS, Bujar Çela pyetet 2 orë në SPAK: Isha si person në hetim (VIDEO)
Për herë të parë, deputeti i PS, Bujar Çela pyetet në SPAK për shpërthimin me 2 dy të vdekur në magazinën në Lushnjë në pronësi të tij. Deputeti nuk foli gjatë për mediat, por theksoi se aty ishte si person në hetim.
30 Tetor 2024, 09:59 -
Shpërthimi në Lushnjë ku vdiqën babë e bir, 3 akuza për deputetin Bujar Çela, dosja drejt SPAK! Pezullohen nga detyra 5 punonjës të bashkisë dhe IMT-së (EMRAT)
Dosja e shpërthimit në kapanonin e deputetit të PS Bujar Çela në Lushnjë do të kalojë në SPAK. Prokuroria ka ngritur 3 akuza ndaj deputetit Çela, ndërsa gjykata vendosi pezullimin nga detyra të kreut të IMT në Lushnjë, 3 punonjësve në këtë institucion dhe një inspektori në Bashki.
7 Mars 2024, 16:49 -
Shpërthimi në Lushnje, arrestohet sipërmarrësi i punimeve! Sekuestrohen dokumentet e bashkisë! Pritet marrja në pyetje e deputetit PS-së, Çela
Ka një të arrestuar për shpërthimin e ndodhur në kapanonin në ndërtim në Lushnje ku më 1 mars ndodhi shpërthimi që I mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën 7 të tjerë.
5 Mars 2024, 10:59 -
3 ditë nga shpërthimi në Lushnjë ku vdiqën babë e bir, ende pa reagim zyrtar! Bashkia mbulon shpenzimet mortore! Magazina në ndërtim nga deputeti Çela, a u shkel leja?
3 ditë nga shpërthimi tragjik në Lushnje me 2 viktima e 7 të plagosur, ende sot nuk ka një version zyrtar nga policia dhe prokuroria në lidhje me hetimet. Magazina ku ndodhi shpërthimi thuhet jo zyrtarisht se po ndërtohej nga deputeti Bujar Çela i cili gjithashtu mbeti i plagosur dhe pritet të merret në pyetje. Për punëtorët babë e bir të cilët humbën jetë në vinç, Bashkia e Lushnjës ofroi 500 mijë lekë për shpenzimet e ceremonisë mortore.
4 Mars 2024, 11:52 -
Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur e 7 të plagosur, dyshohet se bombola me oksigjen ra nga vinçi! Hetohet leja e magazinës nën tensionin e lartë dhe shkelja e sigurisë në punë
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit që shkaktoi 2 të vdekur e 7 të plagosur në magazinën në ndërtim që thuhet se është e deputetit Bujar Çela në Lushnje. Ende s'ka një version zyrtar, por Report Tv mëson se po hetohet shkelja e rregullave në punë, dhe shpërdorimi i detyrës për dhënien e lejes së ndërtimit për magazinë me strukturë metalike, poshtë telave elektrikë të tensionit të lartë. Mes të plagosurve dhe vëllai i nënkryetarit të bashkisë Lushnje.
2 Mars 2024, 09:01 -
E rëndë në Lushnjë/ Vinçi prek linjën e tensionit, shpërthen në flakë! Vdesin babë e bir! Mes 7 të plagosurve deputeti i PS, Bujar Çela (VIDEO + FOTO)
Babë e bir humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë u plagosën pasditen e sotme pasi vinçi me të cilin po punonin ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë duke shkaktuar menjëherë një shpërthim të fuqishëm dhe flakë të mëdha. Shpërthim ndodhi rreth orës 15:30 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes në pronësi të deputetit të PS Bujar Çela
1 Mars 2024, 15:58