7 mijë protestues kundër qeverisë në Bejrut, vritet një polic: Ikni jeni të gjithë vrasës! 'Pushtohet' Ministria e Jashme (VIDEO)
7000 qytetarë libanezë kanë protestuar ditën e sotme në qendër të Bejrutit ndërkohë që një pjesë tjetër e konsiderojnë vetëm “Jo vetëm pa shtëpi por edhe pa shtet” në përpjekje të pastrimit të shtëpive të tyre, të shkatërruara nga shpërthimi i së martës.
LIBAN- Bejruti nuk gjen dot paqe, edhe pse ende në zi për viktimat e shpërthimit të së martës. 7000 qytetarë libanezë u mblodhën në sheshin e dëshmorëve për të protestuar kundër mënyrës se si qeveria ka reaguar ndaj shpërthimit shkatërrues. Protestuesit brohorisnin "poshtë regjimi" dhe mbanin postera në duar në të cilin shkruhej "Ikni, ju jeni të gjithë vrasës". Ata hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së parlamentit dhe policia u detyrua të hidhte gaz lotsjellës për t'i shpërndarë ata. Ndërkohë, protesta ka pasur edhe te ministria e Jashtme, teksa një numër i madh prej tyre kanë arritur të futen brenda godinës.
Shpërthimi i së martës, më i madhi në historinë e Bejrutit, vrau 158 njerëz dhe la të plagosur mbi 5000 persona. Ndërkohë që 21 persona ende rezultojnë të zhdukur. Qeveria ka premtuar se përgjegjësit do të dënohen, por shumë pak libanezë janë të bindur se një gjë e tillë mund të ndodhë. Ndërkohë që në anën tjetër shumë banorë të cilët po mundohen të pastrojnë shtëpitë e tyre, shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë të vetëm rindërtimin e tyre , por theksojnë se nuk kanë aspak shpresë tek qeveria e tyre. Bilal Hassan është njëri prej tyre, i cili thekson se nuk ndihet vetëm i pastrehë, ndihet i pa shtet.
Gaz lotsjellës, të shtëna armësh! Vijojnë protestat në Bejrut, vritet një polic dhe plagosen mbi 100 persona
Gjatë protestave në Bejrut të Libanit është vrarë një oficer policie dhe janë plagosur më shumë se 100 persona. Protestuesit kundër qeverisë kanë gjuajtur me gurë kundrejt policisë dhe ata më pas kanë vepruar me gaz lotsjellës. Gjithashtu ka raportime se janë përdorur armë zjarri.