Kompanitë e përpunimit të qumështit nuk e blejnë më qumështin dhe nënproduktet e tij në fshatin Marinzë të Fierit.
Këtë fakt që po çon drejt falimentimit shumë blegtorë e fermerë të zonës e pohojnë banorët e Marinzës, të cilët për këtë situatë fajësojnë kompaninë e naftës “Bankers Petrolium”.
Sipas banorëve toka ku ushqehen bagëtitë është kontaminuar nga gazra helmues që shkaktohen nga punimet e Bankersit, e duke marrë indicie nga kjo, Inspektorët e Autoritetit Rajonal të Ushqimit në Fier zbarkuan në fshat.
Inspektorët do marrin mostra nga qumështi i bagëtive që ushqehen në Marinzë dhe do analizojnë përmbajtjen e tyre, ndërsa rezultate pritet të dalin pas tre ditësh.
Pak ditë më parë banorët protestuan para kompanisë Bankers Petrolim lidhur me këtë problem.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO