Një ditë pas shpërthimit të ndodhur në një mjet në rrugën “Sulejman Delvina”, ku mbeti i plagosur rëndë Robert Prenga, policia ka zbardhur detaje të reja rreth motiveve të mundshme të atentatit të tij.

Hetuesit e policisë thonë se si shkak i mundshëm i krimit, po hetohen disa pista, që nga ajo e vrasjes që lidhet për ndonjë konflikt me motive banale në Shqipëri, apo edhe tek ndonjë motiv që lidhet me kohën e qëndrimit të tij në Itali dhe më konkretisht në Milano.

Policia thotë se ka dyshime se ai është përfshirë në aktivitet kriminal, si në trafik droge, apo në grabitje me dhunë.

Burime të hetimit thanë se i plagosuri, i njohur edhe me emrin, Artan Prenga, ka qenë emigrant në Itali dhe se për një periudhë prej rreth 15 vitesh ka jetuar në Milano. Kohët e fundit ai ishte depërtuar në Shqipëri nga autoritetet italiane për shkak të shkeljes së afateve të qëndrimit në Itali.

Hetuesit thonë se në Shqipëri, i dëmtuari, nuk ka pasur precedentë penalë, apo të ketë qenë përfshirë në aktivitete kriminale. Për këtë shkak oficerët e hetimit të Krimeve të Rënda, janë përfshirë në një verifikim sa i përket të shkuarës së tij në vendin fqinj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)