Prej disa orësh familja Muça në Ballash ka hapur dyert e mortit. Shkëlqim Muça, 40 vjeç, babai i 5 fëmijëve ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes në mesnatë  gjatë një shpërthimi të fuqishëm në rafinerinë e Ballshit.

Vaji dhe dëshpërimi ka përfshirë familjen disa anëtarëshe qe jetone ne nje apartament te vogel ne katine katert te nje pallati ne Ballsh.

Prej 25 vitesh, Shkëlqimi punonte si naftëtar në Ballsh deri momentin kur jeta e tij u shua në mes pas shpërthimit të fuqishëm në Uzinë ku punonte si specialist.

Familja e tij mbahej ekonomikisht vetëm më rrogën që siguronte Shkëlqimi gjatë punës në Uzinën e Ballshit.

Miq dhe kolegë kanë mbërritur në derën e shtëpisë së Shkëlqimit për ngushëllim.

 “Një djalë i ri, as 40 vjec humbi jetën. Nuk kam fjalë, tepër e rëndë”, thotë njëri prej tyre.

“Ishte ora as 11 e natës kur ndodhi shpërthimi. Si bombë atomike ishte”, thotë një tjetër.

Një bombol hidrogjeni shpërtheu në repartin numër 3 të Uzinës së Ballshit duke shkaktuar 1 të vdekur dhe 7 të plagosur, mes të cilëve njëri ndodhet në gjendje kritike për jetën.
viktima ballsh shkelqim muca 
Viktima Shkelqim Muca

(d.b/Shqiptarja.com)