Tre ditë pas shpërthimit të një çisterne gazi në restorantin ‘il Cavaliero’ në Velipojë, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial deklaron se nuk kishte dijeni për instalimin e çisternës me gaz e cila ndodhej e fshehur në këtë subjekt.
Në një deklaratë për mediat ISHTI tha se operatori ekonomik ka vepruar në fshehtësi të plotë për pajisjen.
“Subjekti kishte të instaluar një rezervuar nëntokësor të gazit të lëngëzuar. E kishte vendosur në mënyrë në vertikale,një mijë litroshe, kushtet e vendosjes nuk respektojnë kushtet teknike.
ISHTI pavarësisht se në këtë zonë ka ushtruar kontrolle nuk ka patur dijeni për këtë instalim pasi operatori ka vepruar në fshehtësi”, u bë me dije gjatë deklaratës për mediat.
Sipas Inspektoriati Shtetëror Teknik subjekti "Il Cavaliero" nuk e ka deklaruar rezervuarin GLN.
Në njoftim thuhet se sipas ligjit 32/ 2016 datë 24. 3 2016 para vënies së shfrytëzimit opeatori ekonomik është i detyruar të regjistrojë pajisjen pranë Inspektoraitit Shtetëror Përgjegjës.
Një ditë më parë si pasojë e djegieve të marra humbi jetën pronari i lokalit Besnik Zenuni si dhe është në gjendje kritike për jetën djali i tij Hektor Zenuni.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO