Shpëtim Gjika inkurajon Tahirin: Sot prisja të të përqafoja vëlla, po bëj durim

Shpëtim Gjika inkurajon Tahirin: Sot prisja të të përqafoja vëlla, po bëj durim

Dënimi me 3 vite e 4 muaj burg të Saimir Tahirit për shpërdorim detyre është pritur më trishtim nga Shpëtim Gjika, ish kryebashkiaku i Vlorës, i dënuar në 2017 me 2 vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Teksa shkruan se priste ta përqafonte Tahirin, Gjika e inkurajon që të bëhet i fortë dhe të tregojë kurajë.

"I dashur Saimir! Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla! Ti je i fortë! Sprovat të bëjnë edhe më të fortë! Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë!", shkruan Gjika.


Lajmi kryesor:

Dënimi i Saimir Tahirit/ Yuri Kim: Institucionet të vazhdojnë të demonstrojnë se askush s'është mbi ligjin! Basha: U vërtetuan akuzat e PD


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, një avion me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, një avion me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima