Shpëtim Idrizi: E pafalshme që Tirana s’i përgjigjet Greqisë, s’ka kompromis me çështjen çame

Shpëtim Idrizi: E pafalshme që Tirana s’i përgjigjet Greqisë, s’ka kompromis me çështjen çame

Shpëtim Idrizi

Në promovimin e librit “Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare”, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, u shpreh se nuk mund të bëhet kompromis me çështjen kombëtare dhe çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. “Ne shqiptarët e Çamërisë nuk mund ti pranojmë esadistët e rinj që dalin dhe flasin për historinë dhe për të kaluarën tonë, sepse nuk bëhet kompromis me çështjen çame.

Nuk mund të bëhet kompromis me çështjen kombëtare. Historia e këtij vendi ka parë shumë esadistë, të cilët asnjëherë nuk e kanë arritur të zhbëjnë çështjen kombëtare, apo çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Ne shqiptarët e Çamërisë nuk na mundi dot Napolon Zerva, ne nuk na i shkuli dot rrënjët dhe nuk na ndau nga dashuria për atdheun tonë, as regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe ta harrojnë se mund ta bëjnë sot pinjollët e tyre”, - tha kryetari i PDIU-së.

Idrizi theksoi se është e pafalshme që qeveria shqiptare nuk i përgjigjet akuzave të Presidentit grek për shqiptarët e Çamërisë. “Është e pafalshme dhe kemi kaq kohë që presim që Presidentit të Greqisë ti përgjigjet Presidenti i Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë, ti përgjigjet ministri i Jashtëm, sepse është e pafalshme për qeverinë shqiptare, është e pamoralshme për politikën zyrtare shqiptare, që Presidenti i Greqisë shkon pikërisht në Paramithi, aty ku më 27 qershor të vitit 1944, filloi masakra mbi shqiptarët e Çamërisë dhe u masakruan 680 gra, burra, pleq e fëmijë dhe hedh akuza të cilat nuk qëndrojnë. Si është e mundur që asnjë zyrtar i qeverisë shqiptare nuk ka një përgjigje për ti dhënë Presidentit grek?

Presidentit të Greqisë i jep sot përgjigje Sali Bollati, i lindur në Çamëri, por i dëbuar që aty. Sali Bollati është një nga korifenjtë e historisë Çame, që me punën e tij motivon çdo shqiptar të Çamërisë, duke filluar që nga fëmijët që lindin sot. Vepra e Sali Bollatit është një përgjigje e drejtpërdrejtë, për të gjithë ata që mendojnë se mund të bëjnë kompromis me çështjen kombëtare të shqiptarëve”, - theksoi Shpëtim Idrizi.

Autori i librit “Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare”, Sali Bollati u shpreh se: Ky libër tregon vazhdimin e historisë së shqiptarëve të Çamërisë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre. Një prej tyre jam unë dhe sot ëndrra ime dhe e të gjithë shqiptarëve të Çamërisë, është të kthehemi në trojet tona.

Në promovimin e librit “Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare”, ishte i pranishëm edhe kryetari i Shoqatës Çamëria, Dritan Sejko, i cili tha se: Sali Bollati është një ndër themeluesit e Shoqatës Çamëria, që nuk rresht së punuari për të çuar përpara drejt zgjidhjes kauzën tonë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës