Shpëtim Saraçi në Gjermani
pas goditjeve ishemike në tru

Shpëtim Saraçi në Gjermani<br />pas goditjeve ishemike në tru
TIRANE - Kompozitori i mirënjohur Shpëtim Saraçi po përjeton ditët më të vështira të jetës së tij. Sot, të afërm të kompozitorit, na konfirmuan se muzikanti i njohur është nisur për kurim intensiv në Gjermani. 

Ai ka marrë disa goditje ishemike në trurin e vogël që prej më shumë se 10 ditësh dhe gjendja e tij shëndetësore nuk ka ende përmirësimin e dëshiruar. Një javë përpjekje në spitalet shqiptare nuk kanë dhënë rezultatet që prisnin, ndërsa familja më kot ka pritur një ndihmë nga shteti shqiptar. 

Sipas burimeve, mësojmë se edhe pas kontakteve dhe ndihmës që familjarët e kompozitorit të njohur kanë kërkuar nga drejtues të lartë të Shëndetësisë, nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive. 

Kjo i ka shtyrë ata të ndërmarrin privatisht një udhëtim drejt Gjermanisë, ku shpresojnë që mjeshtri Saraçi t'i ofrohet ndihmë më e specializuar mjekësore. Një prej mjekëve të Urgjencës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” kujtoi rastin e shtrimit të kompozitorit Saraçi dhe pohoi se diagnoza u përcaktua kur Shpëtim Saraçi shkoi për të bërë një skaner, i cili zbuloi se ai kishte marrë disa goditje ishemike në trurin e vogël.

I lindur në Shkodër në vitin 1970, kompozitori 43-vjeçar është ndër muzikantët më në zë, me një krijimtari të pasur dhe i vlerësuar me shumë çmime dhe me një kontribut të vyer e të pazëvendësueshëm në muzikën shqiptare dhe festivalet e fundvitit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024