Alberto Nobili, zëvendës prokurori kundër terrorizmit i Zyrës së Prokurorisë së Milanos që mori pjesë në operacionin e shpëtimit u shpreh se gjëja më e bukur e operacionit ka qenë bashkëpunimi mes palëve që solli suksesin.
"Një fëmijë që në vitin 2014 është marrë nga e ëma dhe u dërgua në Siri. Një fëmijë që u rrëmbye, që ndodhej jashtë vendit dhe e rëndësishme është që e sollëm në shtëpi. Nuk ka rëndësi kush ka kontribuar dicka më shumë dhe dicka më pak, e rëndësishme është që e sollëm në shtëpi. Rasti i parë që një fëmijë jetim shpëtohet në këtë mënyrë në një operacion ndërkombëtar. Në kamp ka edhe shumë fëmijë të tjera. Alvini është shqiptar por jeton në Itali.
Nuk dua të flas për medalje, por mesazhi është i fortë, historia është e bukur, Alvini kthehet në shtëpi. Pjesa e bukur ka qenë bashkëpunimi për rastin e Alvinit. Hapëm këtë rrugë, ka shumë rëndësi edhe për fëmijët e tjerë që mund të largohen nga kampet.
Këta janë rrëmbyer dhe nëse qëndrojnë atje fatkeqësisht mund të bëhen edhe terroristë. Vdekja e nënës për Alvinin patjetër që ka sjellë vuajtje. Alvini në moshën 6-vjeçare nuk mund të zgjidhte, kjo është një ditë kur mund të lirohesh, ai donte të ktheje në shkollë, të largohej nga Siria" tha ai.
"Nga përgjimet më kujtohet kjo thirrje e dëshpëruar e Alvinit, i cili i tha babait të tij: ‘këtu nuk më lënë të shkoj në shkollë, mamaja vishet si një ninxha. Është hera e parë në Europë që një fëmijë jetim në këtë qendër, që ne e quajnë kampi i jetimëve, arrin të largohet. Alvin është i pari që është kthyer, është me prindër shqiptar por ka lindur në Itali" tha ai.
Duke u rikthyer te momenti i plagosjes së Alvinit, ai tha se shpëtoi për mrekulli, ndërsa do i merret informacion për atë që ndodh në kamp. "Ishte një dorë si engjëll mbrojtës që e shpëtoi, pasi të gjithë ndërruan jetë nga ai shpërthim ku vdiq nëna e tij, ndërsa Alvini mbijetoi. Do i marrim informacion për atë që ndodhte në kamp, apo fëmijë të tjerë për t'i nxjerrë nga atje. Ky moment gëzimi i familjes duhet të respektohet. Duhet të presim disa ditë për atë që do të thotë Alvini" tha ai.
Lajmi kryesor: