Shpëtimi i Metës nga shkarkimi, precedentët ndërkombëtarë të ndëshkimit të Presidentëve që injoroi Gjykata Kushtetuese

Shpëtimi i Metës nga shkarkimi, precedentët ndërkombëtarë të ndëshkimit të Presidentëve që injoroi Gjykata Kushtetuese

Në 17 shkurt 2022, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzonte vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, me argumentin se angazhimi i Metës në fushatën zgjedhore, në krah të opozitës, nuk përbënte shkelje të rëndë e Kushtetutës. Sipas Gjykatës Kushtetuese, sulmet e Metës ndaj SHBA-BE-së, shantazhi dhe presionet ndaj gjyqtarëve, cenimi i rendit dhe sigurisë publike si dhe ushtrimi i kompetencave të tjerave që nuk njihen shprehimisht nga Kushtetuta, nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. Në njoftimin paraprak, Gjykata Kushtetuese ka pranuar shkeljet e Metës, por nuk i ka konsideruar shkelje të rënda, në atë shkallë për të justifikuar shkarkimin.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar Ilir Metën u kundërvihet disa precedentëve në Ballkan, Evropë dhe Botë, ku gjykatat kushtetuese kanë shqyrtuar dhe konstatuar sjelljet antikushtetuese të Presidentëve, të ngjashme me atë të Presidentit Meta. Në shtator të vitit 2010, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se presidenti në atë kohë Fatmir Sejdini kishte shkelur seriozisht Kushtetutën, pasi mbante njëkohësisht postin e presidentit të Republikës dhe të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vendimin e gjykatës thuhet se presidenti nuk mund të përfaqësojë interesin e një partie politike, siç përfaqësoi hapur Ilir Meta interesin e LSI në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ndonëse kishte dhënë dorëheqjen si kryetar i saj. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka theksuar se Presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe jo një fragment ose interes politik partiak. Pas këtij vendimi, Sejdiu dha dorëheqjen.

Në vitin 2004, Gjykata Kushtetuese e Koresë, konstatoi shkeljen nga ana e Presidentit për të ruajtur neutralitetin në lidhje me zgjedhjet, për shkak të deklaratave të tij të njëanshme duke mbështetur një parti të caktuar politike në zgjedhje. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Koresë thuhet se “Kështu, nëse Presidenti bën një deklaratë në mënyrë të njëanshme duke mbështetur një parti të caktuar politike dhe ndikon në procesin me të cilin publiku formon mendimet e tij, Presidenti ndërhyn dhe shtrembëron procesin e formimit të pavarur të opinioneve të publikut bazuar në një vlerësim të drejtë të politikës së partisë dhe kandidatëve. Presidenti shkeli detyrimin e tij për të mbajtur neutralitetin në lidhje me zgjedhjet”.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Ilir Meta jo vetëm bëri deklarata kundër qeverisë, por edhe u angazhua fort në fushatë pro opozitës dhe sidomos partisë së tij. Meta deklaroi se do të jepte dorëheqjen si president dhe do të merrte drejtimin e opozitës nëse Edi Rama, si kryetar i mazhorancës, do të merrte 71 mandate. Qëndrimi ishte në kundërshtim flagrant me parimin e unitetit të popullit që duhet të përfaqësojë Presidenti sipas Kushtetutës. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar këtë shkelje si jo të rëndë.

Në 31 mars të vitit 2004, Gjykata Kushtetuese e Lituanisë ka theksuar se Presidenti duhet të respektojë betimin për zbatimin e Kushtetutës. Në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese e Lituanisë thekson se një shkelje e betimit është një shkelje të rëndë të Kushtetutës, ndërsa një shkelje e rëndë e Kushtetutës është një shkelje të betimit.

Ilir Meta është betuar se do t’i bindet Kushtetutës dhe ligjeve, bazuar në nenin 88, paragrafi 3 i

Kushtetutës. Nenin 86, paragrafi i parë i Kushtetutës, përcakton rolin e Presidentit si përfaqësues i unitetit të popullit dhe nenin 89 të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese ka pranuar se Meta ka shkelur Kushtetutën me angazhimin e tij në fushatë elektorale, duke pasjellë kësisoj shkeljen e betimit. Por, ndryshe nga Gjykata Kushtetuese e Lituanisë, Gjykata Kushtetutës e Shqipërisë, i sheh këto shkelje si të lehta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 25/02/2022 18:35

    Mos na lodhni kot. Sa te kemi Ram pazarexhiun as Likes, as Sales dhe as Mones nuk ju hyn gjemb ne kembe. Kufomat politike te Saliut, Gramoz Rucit me shoke i kane vendosur ushtaret e tyre te piset ne pikat kyce te shtetit dhe pushtetit. Rama si pazarexhi i thekur qe eshte eshte fajtor per kete situate qe jemi. Nuk e tregua njehere burre dhe ti thote ketij populli po heq dore nga pazaret dhe po e pastroj shtetin dhe politiken nga ky llum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën