KAVAJË- Një vajzë e mitur 13-vjeçare dhe dy gra janë shpëtuar nga vrojtuesit bregdetare në plazhin e Spilles. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja njofton se në këtë zonë, falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit të plazhit Kristofor Hasa, ka mundur të shpëtojë nga mbytja një 13-vjeçare nga Elbasani E.Z.
Po kështu vrojtuesi tjetër i plazhit në Spille Klidjan Lika, ka shpëtuar nga mbytja dy gra, Shpresa Mufali dhe Vjollca Topuzin, të moshës 40-45 vjeç.
Ky nuk është rasti i parë që vrojtuesit e plazhit në Spille shpëtojnë pushues nga mbytja. Në plazhet shqiptare janë shtuar vrojtuesit megjithatë situata mbetet ende problematike në disa zona.
Komento