Shpëtoi Dritan Dajtin nga burgu përjetë, KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin Petrit Aliaj! Nuk justifikonte pasurinë
Petrit Aliaj dhe Dritan Dajti
TIRANË- Gjyqtari i Vlorës Petrit Aliaj, i cili ka marrë pjesë në heqjen e dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) që e shkarkoi atë nga detyra, pasi nuk justifikonte pasurinë.
Komisioni i Vetingut prezantoi si problematike pasuri të tjera të gjyqtarit Aliaj si një truall në Delvinë, mos justifikim të shumës rreth 70 mijë euro për ndërtimin e një ndërtese tre kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, probleme me pasurinë e bashkëshortes dhe mosjustifikim të shpenzimeve për shkollimin e fëmijëve.
"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 48/2020, datë 10.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 260, datë 15.06.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 260, datë 15.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.11.2022", thuhet në njoftim.
Petrit Aliaj është shkarkuar edhe në vitin 2004 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por Gjykata e Lartë e riktheu në detyrë dy vjet më vonë. Në vitin 2005 ai është paguar me 47 mijë dollarë nga vëllezërit Balili, si konsulent ligjor i tyre. Por, Komisioni i Vetingut nuk ia ka konsideruar të ligjshme këto para. Në vitin 2015, ILDKPKI e kallëzoi gjyqtarin Aliaj për fshehje pasurie, por nuk i hyri ‘gjemb në këmbë’, ndërsa edhe KLD-ja refuzoi ta shkarkonte.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
57.4%
-
JO
34.1%
-
NUK E DI
8.5%
Vota total: 1697
Lajme të tjera
-
Apeli i GJKKO-së konfirmon vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për anëtaren e KPK-së! Etleda Çiftja shpallet e pafajshme, bien dy akuzat ndaj saj
12 Janar, 15:26
-
Liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm, KPA nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Markelian Kuqo
6 Janar, 22:29
-
Kaloi vetingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për prokurorin Erion Pano
6 Janar, 17:04
-
Shkarkimi/ Fatmira Hajdari: Ambasada amerikane më mori pasaportën, kur ma kthyen më anuluan vizën (kontradiktat që rënduan pozitat e ish gjyqtares)
5 Janar, 15:03
-
‘Peshqit e mëdhenj’ përballë Vettingut në 2023, nga gjyqtari që i dha vulën e PD-së Berishës, Ujkashi i ‘fajdeve’ te Lazër Sallaku i ‘lobimit rus’
30 Dhjetor 2022, 19:41
-
KPK bën bilancin: 75% e subjekteve kanë kaluar në Vetting! 201 gjyqtarë e prokurorë ende pa kaluar në ‘filtër’
28 Dhjetor 2022, 15:56
-
Si u shkarkua nga KPK gjyqtari i Shkodrës nuk justifikonte 300 mijë lekë të fituara nga babai duke shitur mollë dhe qepë
22 Dhjetor 2022, 12:19
-
Të shkarkuarit e Vettingut në Strasburg: Jemi pa lekë, na ka rënë reputacioni dhe nuk na shohin me sy të mirë në shoqëri! Qeveria: Po punojnë si avokatë
19 Dhjetor 2022, 14:06
-
E vërteta e vendimit të Strasburgut për Sevdarin, konfirmon 'Vetingun' si legjitim, asnjë i shkarkuar nuk kthehet më në detyrë, në 2 raste u shkel privatësia
13 Dhjetor 2022, 16:08
-
Vettingu e shkarkoi në 2019, Antoneta Sevdari fiton në Strasburg! Nuk kthehet në detyrë, por Shqipëria duhet t’i paguajë ish-prokurores 24, 600 €
13 Dhjetor 2022, 10:43
-
Shkarkohet nga KPK prokurori i Tiranës Kudusi Shahu! Kishte probleme me pasurinë, 6 denoncime nga publiku
12 Dhjetor 2022, 10:48
-
Vettingu/ Ndërkombëtarët bëjnë bilancin e 5 viteve, ONM: 247 magjistratë u larguan nga sistemi! Nga 800 prokurorë e gjyqtarë është vendosur ‘fati’ i 432 prej tyre
10 Dhjetor 2022, 18:05
Kulmi i maskarallikut, te vrasesh 4 njerez dhe te mos denohesh perjete. Ky gjyqetar duhet varur.
PërgjigjuGjyqtari duhet të shkoi në burg në vënd të Dritan Dajtit që vrau 4 polic dhe shpëtoi nga dënimi se babai i tij ka kënë kuzhinjer i S.Berishës-President.Sb ka kapur DREJTËSINË 100 % që në 1992..ndaj jemi këtu ku jemi..babilloni..
PërgjigjuNjeri i felliqur.
PërgjigjuIku nje plehre tjeter ... yyyyyttttt!!!!
Përgjigju