Shpëton Flamurtari, nuk do
të rrëzohet nga Superiorja

Shpëton Flamurtari, nuk do<br />të rrëzohet nga Superiorja
Komisioni i Disiplinës në FSHF konfirmon vendimin që u bë publik pak ditë më parë, Flamurtari nuk do të bjerë nga Kategoria Superiore pas marrëveshjes me tre lojtarët për detyrimet e papaguara.
 
Komisioni vendosi për momentin pushimin e çështjes së tre lojtarëve Franc Veliu, Polizoi Arbri dhe Artan Sakaj duke qenë se palët kanë arritur një marrëveshje.
 
Me datë 10 nëntor Komisioni vendosi heqjen e 6 pikëve në klasifikim skuadrës vlonjate duke i dhënë 12 ditë kohë për shlyerjen e detyrimeve ndaj 3 lojtarëve ose gjetjen e një marrëveshje, në rast të kundërt ekipi do të rrëzohej një kategori më poshtë, por tragjedia u shmang pas marrëveshjes. 

                                                            KOMISIONI I DISIPLINËS

 

Pasi mori në shqyrtim çështjen që i përket palëve:

Kërkues:                      Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri

Objekti:                       Kërkese per zbatimin e nenit 63 të KDS

Vëren se:

Me vendimin nr. 25 datë 04.10.2016, në pikën 11, Komisioni i Disiplines Sportive pranë Federatës Shqiptare te Futbollit, pas shqyrtimit të kërkesës së lojtarëve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri, si dhe pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si dhe diskutoi çështjen në tërësi, në perfundim ka vendosur:

“Pranimin e kërkeses së lojtarëve Polizoi Arbri, Artan Sakaj dhe Franc Veliu. Detyrohet “Flamurtari F.C” të ekzekutojë vendimet përkatëse të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmërohet “Flamurtari F.C”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive: Zbritje e pikëve nga klasifikimi”.

Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi konstatoi në përputhje me Nenin 63/1/c, se “Flamurtari F.C” i kishte kaluar afati 30 ditor paralajmërues ka vensosur në datën 10.11.2016,

   1.      “Flamurtari F.C”, për dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizoi Arbri, dënohet me zbritjen e 6 (gjashtë) pikëve nga klasifikimi.

   2.      “Flamurtari F.C” i jepet një afat përfundimtar prej 12 (dymbëdhjetë) ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesve.

   3.      Paralajmërohet “Flamurtari F.C” se në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare do të dënohet me zbritje në një kategori më të ulët.

Afati përfundimtar prej 12 ditësh për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuese ka skaduar në datën 23.11.2016. Komisioni u njoh prej Sekretariatit Teknik për arritjen e një akordi midis kërkuesve dhe “Flamurtari F.C”. Përmes këtyre marrveshjeve palët kanë rënë dakord që klubi t`i paguajë lojtarëve një shumë në datën e nënshkrimit  ndërsa pjesa e mbetur do t`i shlyhet në afatin e parashikuar në secilën kontratë.

Po ashtu,rezulton se përmes marrvëshjeve të sipër cituara kërkuesit Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri heqin dore nga kërkesa e datës 28.09.2016 per zbatimin e nenit 63 të KDS duke rezervuar të drejtën qe kete kërkesë ta ribejnë në rast se pjesa e mbetur e detyrimit nuk i shlyhet nga debitori brenda afatit.

Duke u ndodhur në kushtet e mësipërme kur palët kanë arritur një marrveshje për shlyerjen me këste të detyrimit dhe kërkuesit kanë hequr dorë nga kërkesa, komisioni i disiplinës arrin në konkluzionin se çështja duhet të pushohet.

PËR KETO ARSYE

Bazuar në nenet 63/1/c); 75; 76; 100; 101 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

                                                                         VENDOSI


Pushimin e çështjes së kërkuesve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri.
Kërkuesve u lihet detyrë të mbajnë komisionin të informuar mbi përmbushjen e detyrimeve që “Flamurtari F.C” ka ndaj tyre.
 

 


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve