'Shpëtoni një jetë', motra dhe babai marshim për 14 vjeçarin e sëmurë nga Kashari në Divjakë! Mateos së vogël i duhen 26 mijë euro për të jetuar

Mateo Shuli, 14 vjeç është i diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë të zemrës Danon. Ronald, babai i tij dhe Rebeka, motra nga Kashari nga ku janë nisur kanë vendosur të bëjnë në këmbë 100 km rrugë në këmbë pasi një operacion 26 mijë euro mund të përmirësoj gjendjen e Mateos. Mateos i duhet urgjente të një pajisje, defibrilator për t’i dhënë siguri për transplantim të zemrës.

Motra e tij bashkë me babanë, nga Kashari do të ecin në këmbë deri në Divjakë. Në bluzat që kanë veshur shkruhet “Shpëtoni një Jetë”.  Kështu ata do mund tu tregojnë njerëzve që po kërkojnë ndihmë për njeriun e tyre, Mateon e vogël. Këtu jemi në Vaqarr dhe kanë ecur 12 kilometra. Report TV për pak kohë u bë pjesë e familjes Shuli, Rebekës dhe Rolandit.

“Mateo u diagnostifikua me këtë sëmundje  vetëm para dy vjetësh dhe një nga efektet që kjo sëmundje jep është zemra e cila degradon dalë nga dalë në një kardiomiopi të thelluar dhe shpesh njerëzit që vuajnë nga kjo kërkojnë një transplant zemre që në moshën e adoleshencës në moshën 14 -15 vjeç dhe në lidhje me Mateon, gjendja e zemrës së tij ka shkuar në limitet e fundit. Kuptohet që sfida dhe shuma nuk janë një kafshatë e lehtë për realitetin shqiptar dhe të ardhurat që ne kemi, prandaj do kërkonim sado pak, kushdo  që mund të bashkohet me ne, të ndihmoj sado pak. Çdo qindarkë vlen në këtë rast. Është gjëja më e vogël që mund të bëjmë për Mateon” - tha Rolandi, babai i Mateos.

“Ai nuk mund të ec dhe të vrapoj” – shtoi motra e tij.

100 km rrugë në këmbë për Rebekën 16 vjeçe është sfidë. Hera e parë që ecën kaq shumë, por për të shëruar vëllanë e saj thotë se do të bënte gjithçka.

“Po, është një sfidë e vështirë, ne do ta bëjmë këtë marshim dhe njerëzit do të na ndihmojnë”. –tha Rebeka.

Këtu jemi në fshatin Damjan, në afërsi të Baldushkut. Janë  bërë afro 15 km rrugë nga nisja në Kashar. Babë e bij nuk janë lodhur akoma dhe duan të vazhdojnë. Megjithatë për t'ia dalë deri në fund iu duhet pushimi i drekës. Vetëm pak minuta sa për të pirë ujë dhe për të shplodhur këmbët. Natën kanë menduar ta kalojnë jashtë në çadër ku ti zëri rruga. Por edhe mund të trokasin në një familje, tu kërkojnë atyre të futen brenda .

“U lodhëm pak. Mendoj që jemi në gjysmën e rrrugës për sot. Shpresoj të realizojmë 30 km që është një distancë e mirë sidomos kur ke një çantë të rëndë mbrapa në kurriz. Plani është që të rrim në çadër natën. Shqiptarët shquhen për bujarinë e tyre dhe mund të shkojmë në një famileje. Dua të falenderoj dhe njëherë njerëzit që janë solidarizuar me ne, por dhe të tjerët që duan të na mbështesin, qoftë dhe për të ardhur inkurajuar gjatë rrugës që ne jemi duke bërë.” – tha babi i Mateos.

Deri të enjten duan të arrijnë në Divjakë. Babë e bijë duan njerëz të tjerë tu bashkohen, kështu besojnë se zëri për ndihmë do tu dëgjohet më shumë. Mateo duhet shpëtuar!

14-vjeçari Mateo do të futet në sallën e operacionit për të vendosur këtë aparat me qellim që ti japi aq kohë sa të gjendet një zemër për transplant, në datë 5 qershor në Bruksel. Ky operacion kushton 26 mijë euro, shuma për të cilën motra dhe babai i tij nisën udhëtimin në këmbë nga shtëpia e tyre në Kashar deri në Divjakë, e më pas në kthim

Llogaritë ku mund të ndihmoni Mateon e vogël

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aurel: 15/04/2022 21:07

    Lini nje numer kontakti te ju ndihmojme

    Përgjigju
  • Xhino: 12/04/2022 14:56

    Vini nje nr kontakti te familjareve te kontaktojm se mund t’i ndihmojme

    Përgjigju
  • ada: 11/04/2022 23:51

    zot ndihmoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti