TIRANË - Pritej të jepet këtë të hënë vendimi për gjyqin ku ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paditur për shpifje kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, por gjithçka pritet të mësohet më 13 korrik.
Ishte ky vendimi që mori Gjykata e Lartë për të shtyrë seancën.
Padia e ngritur nga ministri Tahiri në ngarkim të Palokes ka të bëjë me një deklaratë të deputetit demokrat ku akuzonte Tahirin si të lidhur me krimin. Ministri i Brendshëm reagoi atëherë duke thënë se duhet t’i vijë fundi akuzave bosh. “Shqiptarët meritojnë transparencë dhe përgjegjësi në deklaratat e politikanëve, prandaj dhe Gjykata duhet të vendosi drejtësi lidhur me akuzën e ngritur nga deputeti Paloka”, është shprehur më herët Tahiri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com