Shpik një orë, i venë prangat 
në shkollë, Zuckerberg e punëson

Shpik një orë, i venë prangat <br />në shkollë, Zuckerberg e punëson
Autoritetet amerikane arrestuan ditën e sotme një djalë të quajtur Ahmed, pasi dyshohej se kishte marrë një bombë me vete në shkollë. Në fakt, ajo për të cilën efektivët dyshonin se ishte bombë, ishte një orë dore, e shpikur sipas idesë së 14-vjeçarit.

Ky i fundit ia prezantoi shpikjen e tij profesorit, që i frikësuar njoftoi autoritetet se djali mysliman mbante një bombë me vete dhe përbënte rrezik shumë të madh. Kaq mjaftoi dhe Ahmedit iu vunë prangat.

Ky veprim i papjekur u dënua nga Presidenti Obama, ndërsa Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook, bëri edhe më shumë. 

"Me siguri e keni parë historinë e Ahmedit, studentit 14-vjeçar nga Teksasi që ndërtoi një orë dhe u arrestua kur e mori me vete në shkollë. Të kesh aftësinë dhe ambicien të ndërtosh diçka të bukur, duhet të duartrokitesh, jo të arrestohesh. E ardhmja i takon njerëzve si Ahmedi. Ahmed, nëse do të doje të vije pranë Facebook, do të doja shumë të të takoja. Vazhdo të krijosh."- shkroi Zuckerberg në një status të shpërndarë në profilin e tij në Facebook.
zuckerberg
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve