‘Shpirtin nuk e mora me vete’, promovohet libri i Gjon Ndojt me rrëfime e tregime! Ngjarje reale mbi shfrytëzimin e të dënuarve në miniera

U largua nga Shqipëria 22 vite më parë, por nuk e harroi vendlindjen. Inxhinieri minerar me pasion për letërsinë, Gjon Ndoj, i cili jeton në Kanada prej vitit 2001, prezantohet para lexuesve shqiptar me një botim interesant të titulluar “Shpirtin nuk e mora me vete”.

“Largimi nga Shqipëria ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës, isha armiqësuar me njerëzit e dashur, me nënën e time! Momente të dhimbshme... Kisha lënë mbrapa një histori që duhej ta tregoja. Libri erdhi pas inkurajimit të shkrimtarit të njohur, Ndue Dedaj dhe poetit Viktor Gjikola që më kanë motivuar të shkruaj kujtimet”, u shpreh autori Gjon Ndoj.

Autori ka bërë një skaner të punës në miniera, duke trajtuar ndër të parët shfrytëzimin e punëtorëve të dënuar në kohën e diktaturës.

“Kam hedhur në letër disa momente të vështira  që kanë lënë gjurmë tek unë gjatë punës në industrinë e minierave, një ndër to keqtrajtimi i të dënuarve në burgun e Spacit. Jeta e vështirë në miniera, puna e rëndë dhe mungesa e shpërblimit. Për këto arsye kam shkruar impresionet e mia. Pjesa tjetër janë disa tregime që evidentojnë historinë e Mirditës”, u shpreh me tej.

“Profesioni që vret” është një prozë rrëqethëse, pjesë e këtij libri, ku minatorët e dënuar shpreheshin se ishin vetëm një “proces verbal”, në rast se iu vinte vdekja në galeri nga ndonjë aksident. Në këtë rrëfim, Gjon Ndoj sjell një dukuri të rrallë, zjarrin në frontin e mineralit, që u bë rrezik për aksidentin me djegie nga llava e “ndezur” e mineralit, ku humbën jetën tre minatorë të rinj të dënuar. Po ashtu ai sjell histori të letrarizuara, ku spikat në mënyrë të veçantë udhëpërshkrimi nëpër Greqi si emigrant në mesin e viteve ’90.

Libri me rrëfime dhe tregime, botuar nga shtëpia botuese “Fishta” u promovua në një aktivitet të organizuar në Mirditë, ku ishin të pranishëm shkrimtarë, publicistë, miq e bashkëpunëtorë të tij. 

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F. Z. Kola: 09/08/2023 20:18

    Urime miku im/jone Gjon Ndoj , suksese te metejshme ne jete e kudo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar