Edhe pse vetëm më pak se një vit nga zgjedhjet e përgjthshme, është e qartë se Partia Demokratike është ende pa vizion e pa strategji për të fituar. Aq e vërtetë është kjo, sa Kryetari i PD Lulzim Basha ka marre rrugen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm e vetëm për t’i dhënë medias së kontrolluar prej tij arsye për të fabrikuar lajmin e ri, se Meta dhe Basha do të lidhin aleancë në Filadelfia, aty ku mbahet konventa e demokratëve amerikane.
Që PD dhe LSI të bashkohen sërish në një koalicion para apo paszgjedhor nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Është e drejta e çdo force politike të lidhë aleancë me këdo, pavarësisht filozofisë politike që përfaqëson.
Aq më tepër është e vërtetë kjo gjë për një vend si Shqipëria ku politika nuk shquhet për ndonjë moral të veçantë, apo për dy parti si PD dhe LSI të cilat kanë qeverisur edhe më parë me pragmatizmin që karakterizon Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Por në të gjithë këtë histori, ka dy momente që janë fatkeqe për Partine Demokratike dhe Lulzim Bashën.
E para, që një vit përpara zgjedhjeve, Basha dhe PD në vend që të shpalosnin vizionin e tyre qeverisës për shqiptarët, duket se alternativë të vetme kanë aleancën me LSI-në, që për më tepër ka dështuar njëherë në të shkuarën.
Shqiptarët që e konsiderojnë veten të djathtë, apo ata që kerkojne një alternativë të re qeverisëse, do të donin të dëgjonin nga zoti Basha programin e tij qeverisës, ide dhe argumenta përse ai do të ishte një Kryeministër më i mirë. Por fatkeqësisht ajo që zoti Basha ofron sot është thjeshtë dhe vetëm ideja se kthimi i demokratëve në pushtet vjen përmes bashkëqeverisjes me Ilir Meten.
Dhe për të krijuar këtë ide tek te tijtë, Basha është i gatshëm të fluturojë mbi oqeanin Atlantik, vetëm e vetëm që në Shqipëri të krijohet ideja se ai dhe Ilir Meta janë bashkë. Ide që për të thënë të vërtetën, tingullon çuditshem tek një grup jo i vogël demokratesh në grupin parlamentar të PD, duke filluar nga Genc Ruli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu apo Ridvan Bode, që fajësojnë hapur LSI-në për humbjen dhe konsumin e shpejtë të pushtetit në 2013-ën.
Momenti i dytë ka të bëjë me të ashtuquajturit opinionistë me të cilët rrethohet lideri i opozites. Njerëzit të cilët përcjellin në opinion frymën e Lulzim Bashës, strategët që ndertojnë bashkë me z. Basha hapat që PD-ja do të ndërmarrë për të dalë triumfues në zgjedhjet e ardhshme. Fatkeqësisht, edhe nga shkrimet e sotme, duket se dy njerëzit më të afert të kryetarit të Partisë Demokratike janë Kreshnik Spahiu dhe Çim Peka.
I pari me portalin opozita.com dhe i dyti përmes syri.net (të cilin në fakt e menaxhon sëbashku me Zen Berishën), Çimi dhe Niku shfaqen sot jo vetëm si njerëzit më influentë dhe të afërt të Lulzim Bashës, por edhe si zërat gjysmë zyrtarë të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj.
E në këtë pikë, vështirë të gjesh çka e dëmton më shume Lulzim Bashën. Mungesa e alternativës, vizionit dhe strategjisë, apo njerëzit që e rrethojnë dhe keq këshillojne liderin e opozitës shqiptare. /Lexo.al
Redaksia Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com