/ATSH/.- Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të udhëtojë të enjten drejt Durrësit, ku do të jetë në përgatitjet e përbashkëta të Shpresave Olimpike.
Sipas KosovaPress, Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK), bëri të ditur sot përmes një njoftimi për shtyp se, përfaqësuesja e boksit të Kosovës në Durrës do të jetë me katër boksierë.
"Në peshën 60 kg, Liridon Zeqiri, Violant Sylejmani; në peshën 69 kg Besart Kurhasku; në peshën 81 kg Armend Xhoxhaj. Selektori i Kosovës Xhevdet Peci dhe përgjegjësi Mehmet Boguveci do të udhëtojnë për në Durrës", është thënë në njoftimin e FBoxK-së.
Përzgjedhësi i përfaqësues kosovare, Xhevdet Peci, ka thënë se në Durrës do të punohet më shumë në përgatitjet e fazës bazike.
FBoxK thekson se Armend Xhoxhaj dhe Liridon Zeqiri janë kandidatët kryesor për t'i plotësuar normat për Lojërat Olimpike "Rio 2016", dhe sipas FBoxK-së, këta boksierë kanë nevojë që sa më shumë të jenë pjesë e garave ndërkombëtare që organizohen nga AIBA
/Shqiptarja.com