Shpresë në fytyrat e trishtuara të HERONJVE për të nxjerrë edhe jetën e fundit nga rrënojat (FOTO)

Shpresë në fytyrat e trishtuara të HERONJVE për të nxjerrë edhe jetën e fundit nga rrënojat (FOTO)

Foto nga forca speciale

Tërmeti i tmerrshëm i mëngjesit të së martës nuk njohu as ngjyrë lëkure, as moshë e as komb, por të gjithë ishin aty për të dhënë ndihmën e nevojshme.

Forcat greke, rumune, kosovare, amerikane, franceze apo italiane ishin në Thumanë e Durrës për të nxjerrë nga rrënojat jetët plot shpresë të të prekurve nga tërmeti.

Ata ishin aty, madje me më shumë shpresë se sa vetë trupat nën rrënoja të shqiptarëve.

Edhe pse kanë ngelur akoma trupa nën rrënoja, ata nuk i kanë humbur shpresat për të nxjerrë edhe jetën e fundit, qoftë gjallë apo vdekur.

Dita e zezë e së martës solli anën më njerëzore të të gjithëve.

Të gjithë mund të shkruajnë për viktimat, banorët që po kalojnë natën nëpër çadra apo banesat e dëmtuara, por shumë pak vëmendje po i kushtohet forcave speciale që po vijnë në ndihmë.

Lot e fytyra të trishtuar vërehen në fytyrat e forcave të ndihmës, por ata në brendësi janë plot pozitivitet për të shuar dhimbjen e çdo nëne që pret me ankth të dashurin e saj të dalë nga rrënojat e akullta nën shiun e ftohtë të nëntorit.

Çdo shpresë e paktë që ka ngelur është tek këta forca speciale që po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar një jetë tjetër.

Ata meritojnë një medalje nderi për punën e palodhshme që po bëjnë dhe vullnetin e pashterueshëm që kanë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje