HERONJTË e heshtur! Nga Sadaku te ushtari shqiptar me lot në sy...Fotot prekëse nga tërmeti në Shqipëri

HERONJTË e heshtur! Nga Sadaku te ushtari shqiptar me lot në sy...Fotot prekëse nga tërmeti në Shqipëri

Viktima, rrënoja, lot, dhimbje...është momenti të ndalemi pak! Të shohim një tjetër anë, atë të "bukurën" të kësaj tragjedie kombëtare. Sot e bukura ka marrë një tjetër kuptim, është e keqja më e pakët, por kjo tragjedi ka nxjerrë një pah një popull solidar, mirëpritës, dashamirës.

Është momenti për të folur për heronjtë...heronjtë e heshtur që punojnë shumë dhe flasin pak, që në ditë normale i harrojmë që ekzistojnë! Për policët, ushtarakët, qytetarët...

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:48
Dhimbja për shqiptarët bashkon ushtarin serb dhe atë kosovar në Durrës (FOTO)

Marrëdhëniet e acaruara Serbi- Kosovë duket se janë vetëm në nivele të larta politike apo në librat e historisë, pasi kjo foto vërteton të kundërtën. Në dhimbje harrohen kufijtë, problemet, konfliktet ashtu siç ka bërë ky ushtar serb së bashku me atë kosovarë. Ato kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për t'u ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të prekura nga tërmeti.

Ora 23:15
'Do japim jetën për të shpëtuar jetë'! Vlora nderon zjarrfikësin hero që luftoi me gërmadhat

Luan Kapaj, drejtuesi i skuadrës së zjarrfikëses nga Vlora që mori pjesë së bashkë me të tjerët në operacionin e kërkim shpëtimit të banorëve të Thumanës nën rrënoja është nderuar nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli me titullin 'Mirënjohja e qytetit'. "Nuk mund të lija pa vlerësuar heroizmin tuaj, prandaj sot i jap Luan Kapajt titullin mirënjohje e qytetit të Vlorës si drejtues i zjarrfikëseve së Vlorës që sfidoi jetën për nxjerrjen nga rrënojat të jetëve që kërkojnë shpëtim duke u kthyer në simbol heroizmi. Do të shërbejë si burim frymëzimi për qytetarët e Vlorës dhe Durrësit. Tërmeti i jashtëzakonshëm, Luani ishte i pari që nuk pyeti, na bëri krenarë" tha Leli. Ndërsa Luan Kapaj tha 'Ne jemi të betuar që  jetën do ta lëmë dhe jetën e njerëzve do ta shpëtojmë'. Pamjet kur Kapaj dje refuzoi maskën e oksigjenit për të vijuar operacionit e shpëtimit.

Ora 21:56
Edhe heronjtë qajnë...fotoja e ushtarit me flamurin shqiptar në krah prek zemrat

Kërkimet vijojnë...mendja dhe zemra është tek trupat që gjendjen nën rrënoja, por kjo foto e ushtarit hero teksa derdh lot për disa minuta na bën të harrojmë trishtim e tërmetit dhe të mbush me dashuri.

Në ditë krejtësisht të zakonshme, ushtria nënvlerësohet, gati-gati shihet e panevojshme ekzistenca e tyre duke qenë se jetojmë në një kohë paqeje. Por në momente të vështira, fatkeqësive natyrore ato janë gjithmonë aty.

Mbi atë uniformë, vishen rrobat e një heroi, heroi të heshtur që në ditë të mira nënvlerësohet.

Fotoja e shkrepur nga Edmond Prifti
Ora 21:45
Sadak, heroi me katër putra që sinjalizoi trupat nën rrënoja nga tërmeti

1574887985_sad1.jpg

Sadak është heroi me katër putra i Njësisë Speciale të Kosovës, i cili sinjalizoi për shumë persona të ndodhura nën rrënoja nga tërmeti i fuqishëm.

Qeni hero bëri të mundur shpëtimin e një personi dje në Thumanë, ndërsa arriti të lokalizonte edhe dy trupa të pajetë të familjes Gregu, si dhe një pjesëtare të pajetë të familjes Cara.

Forca të shumta nga e gjithë Evropa kanë mbërritur ditën e djeshme për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve në nxjerrjen e trupave nën rrënojat e banesave.

Kujtojmë se tërmeti që preku vendin tonë mëngjesin e djeshëm shkaktoi dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur dhe akoma po punohet në nxjerrjen e shumë trupave të tjerë të ,mbetur nën gërmadhat e banesave.

Shpresojmë që heroi ynë Sadak të arrijë të nxjerrë sa më shumë trupa të gjallë nga fatkeqësia që ka prekur kryesisht Durrësin dhe Thumanën.

Ora 16:36
'Produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës', kryeministri Rama falenderon ndihmën e ushtarëve

Ushtar kosovar

Forcat civile të Kosovës ishin të parat që u erdhën në ndihmë të prekurve nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm.

Kryeministri Rama i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme ndihmës së madhe që fqinjët tanë i dhanë vendit.

Ai ka postuar një foto të një ushtari kosovar, që ndodhet me mision për të nxjerrë jetët e ndodhura poshtë rrënojave.

“Edhe kjo mund të ishte thjesht një PHOTO OF THE DAY.

Por asisoj, fotoja e ditës nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes - ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet.

Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës.

Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë”, ka shkruar kryeministri krahas fotos.

Ora 15:15
Një gjest për t'u vlerësuar që na lehtëson sadopak dhimbjen e tragjedisë nga tërmeti...Njihuni me heroin në Thumanë (VIDEO)

Ka shpëtuar deri më tani 2 gra, një fëmijë dhe një burrë. I ka nxjerrë nga rrënojat edhe pse nuk ka asnjë lidhje me ta. Astrit Kolë Vlashi nga Kurbini nuk ka asnjë familjar në pallatet në Thumanë ku janë shënuar viktima të shumta si pasojë e shembjes së tre 5 katëshve.

Në një prej këtyre pallateve jeton shoku i tij me familjen, por edhe pse ka marrë lajmin se ai është shëndoshë e mirë dhe ka shpëtuar, Astriti ka zgjedhur të shërbejë për të ndihmuar forcat e policisë dhe ato të ushtrisë në operacionet e vështira të shpëtimit të personave nënë rrënoja.

Në ngjarje të tilla tragjike, janë pikërisht këto ndenja humane që na duhen për të përballuar sadopak dhimbjen dhe përjetimet e një ditë që Shqipëria nuk e kishte ndër dekada.

Ora 14:22
FOTO sa 1000 fjalë/ Efektivi i policisë ngushëllon një grua, të afërmit e së cilës janë bllokuar nën rrënoja

Një foto e dhimbshme është shkrepur gjatë operacionit të shpëtimit të banorëve të prekur nga tërmeti në Thumanë. Një grua e cila ka të afërmit nën rrënoja është ngushëlluar nga një efektiv policie, duke u solidarizuar me dhimbjen e saj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 27/11/2019 23:23

    Aji can se populli shqiptare ashte ne meshire te natyres. Se shteti nuk ekzitote per 30 vjete. Ashte i kabun perj korrupsonite

    Përgjigju
  • Berti: 27/11/2019 20:15

    Edhe ai zemer njeriu ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave