Banesë dhe çerdhe falas për fëmijët. Është kjo zgjidhja që ka ofruar shërbimi social në Vlorë, për Marsela Caushajn, nënën e 3 fëmijëve që u dhunua barbarisht nga ish-bashkëshorti një ditë më parë. Ajo është kthyer në shtëpi pas trajtimit në spital, ndërkohë që kërkon ndihmë për të gjetur një punë.
Pas dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj dhe gjendjes së vështirë ekonomike, për Marsela Çaushaj ka shpresë.
Me vetëm 4500 lekë në muaj që merr nga ndihma ekonomike, Marsela e kishte të pamundur për të ushqyer 3 fëmijët e saj dhe kjo situatë e detyroi që të kërkonte punë.
Pikërisht në ditën që gjeti punë, ajo u dhuna barbarisht nga ish-burri, ndërkohë që mbante në krah fëmijët.
Pas sensibilizimit të shumë qytetarëve, duket se edhe institucionet shtetërore kanë filluar të reagojnë. Shërbimi Social në qytetin e Vlorës ka nisur hartimin e një strategjie për rehabilitimin e Marselës dhe 3 fëmijëve të saj. Drejtoresha e këtij shërbimi në Vlorë, Irena Stasa thotë se shteti do të ndihmojë nënën e 3- fëmijëve.
Marsela pas ndihmës mjekësore që ka marrë në spital, aktualisht ndodhet pranë 3 fëmijëve të saj, në një banesë ku jeton në kushte tejet të vështira.
Ajo ndihmohet nga nëna e saj, por e kanë të vështirë, për shkak se nuk kanë të ardhura. Vetë Marsela kur ndodhej në spital rrëfeu dhunën që ushtroi ish bashkëshorti i saj. Ajo kërkon ndihmë nga çdokush pasi nuk mund të rritë dot fëmijët pa pasur një punë.
Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj Ilir Paja është arrestuar nga Policia e Vlorës dhe rrezikon deri në 5 vjet burg, për akuzën e “Dhunës në familje” dhe “Shkelje të urdhrit të mbrojtjes”.
Ndërkohë në ndihmë të Marsela Çaushajt është hapur edhe një numër llogarie.

(Numri i llogarisë për Marsela Çaushajn i hapur në BKT)
Kushdo mund të kontribuojë financiarisht për të ndihmuar nënën e 3 fëmijëve të mitur, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO