Ndërkohë Interi i Conte-s po operon me shpejtësi në merkato. Pas arritjes së marrëveshjes me mefushorin Nicola Barrela zikaltërit raportohet se kanë një tjetër talent në dorë. Bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar të PSV-së, Steven Bergwjin. Agjenti i futbollistit në një intervistë për ‘calciomercato’ deklaron se shpreson që klienti i tij t’i bashkohet Conte-s te Interi.
“Shpresoj që ai të bashkohet me Interin ose ndonjë ekip tjetër italian. Vetë futbollisti e pëlqen Seria A, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Madje në axhendë nuk kemi planifikuar takime të reja me Piero Ausillio-n apo Beppe Marotta-n, por mendoj se ardhja e Conte-s nuk i ka ndryshuar shanset që t’i bashkohet Interit."
Në sezonin e fundit me PSV në Holandë Bergwjin ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 13 asiste.