Shpronësimet te 'Unaza e Re', ARRSH ngre tre grupe pune: Dorëzimi i kërkesave, brenda dhjetorit (Dokumenti)

Shpronësimet te 'Unaza e Re', ARRSH ngre tre grupe pune: Dorëzimi i kërkesave, brenda dhjetorit (Dokumenti)

Zona e 'Unazës së Re' në Tiranë

TIRANE - Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka urdhëruar ngritjen e tre grupeve të punës për shpronësimet që parashikohen të bëhen nga projekti i rehabilitimit të segmentit rrugor nga “Sheshi Shqiponja” deri të mbikalimi pranë “Pallatit me Shigjeta”. Më herët, ARRSH publikoi foton nga lart të objekteve që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës. Njëkohësisht, kreu i ARRSH, Afrim Qendro u shpreh se do rivlerësohen të gjitha banesat që preken nga rruga, pas pretendimeve të banorëve se vlerësimi i shtëpive është bërë jo me çmimin e tregut. 

Projekti i zgjerimit të rrugës prek rreth 300 objekte, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë ndërtime pa leje. Banorët janë ngritur në protestë prej 18 ditësh duke kundërshtuar projektin, pasi më parë kërkojnë dëmshpërblimet. Edhe sot ata bllokuan rrugën e "Unazës së Re", duke shkaktuar kaos në trafikun e automjeteve. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama u shpreh sot se qeveria nuk do dëmshpërblejë zbatuesit e rrugës

Grupet e punë të ngritura nga ARRSH për shpronësimet e Unaza e Re

Kërkesat për shpronësime duhet të dorëzohen brenda dhjetorit
Detyrat që duhet të kryejë grupi i punës, sipas urdhrit të firmosur nga kreu i ARRSH, Afrim Qendro janë matja dhe vlerësimi i të gjtiha pasurive që preken nga projekti i zbatimit. Kryerjen e të gjithë korrespondencave me institucionet shtetërore për marrjen e dokumentacionit dhe konfirmimeve që nevojiten për plotësimin e kërkesës për shpronësim.

Dorëzimi i kërkesave për shpronësim, sipas urdhrit të kreut të ARRSH, duhet të kryhet brenda muajit dhjetor. Në urdhër saktësohet gjithashtu se në bashkëpunim me institucionet shtetërore, ekspertët e ARRSH duhet të kryejnë matjet, të bëjnë vlerësimin si dhe të përgatisin dokumentacionin tekniko-ligjor për kapital siç përcaktohet në ligj apo aktet nënligjore për të gjitha pasuritë shtetërore që preken nga projekti i zbatimit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARSH: 21/11/2018 21:32

    Ore Aferim, po si po fillon punimet ti pa percaktuar hartat e shpronesimeve, apo vari lesht. E ka projekti pjesen e shpronesimeve apo e ka bere Ben Dervishi ose Ylli Gjoni, me vlera kacafiu e pune leshi. Do ta hash ti or qyq me ate vrullin tend partizance!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja