Pamjet nga lart/ Ja cilat janë objektet që do prishen nga projekti te 'Unaza e Re' (FOTO)

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro në një deklaratë të përbashkët për mediat ka bërë me dije se nga muaji janar, aksi nga Dogana dhe deri tek Shkolla Teknologjike do të jetë me tre korsi. Ai  gjithashtu bëri me dije se sheshi ‘Shqiponja’ nuk do të jetë më rrethrrotullim, por një gjysmë-unazë.

 Ne do të fillojmë me kantierin. Kantieri ka dy faza. Ne kemi ditë që po punojmë me policinë dhe sektorin e transportit në bashkinë e Tiranës. Kemi pasur dhe bashkëpunim me inxhinierët e kompanive. Ku qëndron plani i menaxhimit të trafikut?! Do ketë tre korsi, në ikje dhe në ardhje duke nisur nga muaji janar. Kantieri do të zhvillohet nga pjesa e Astirit. Do funksionojnë të gjithë semaforët. Tek sheshi ‘Shqiponja’ s’do e kemi më rrethrrotullim, por do kemi një gjysmë unazë. Kur vjen nga unaza nuk mund të rrotullohesh në vend, por do shkosh deri tek “Casa Italia”. Në asnjë moment trafiku për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët, s’do jetë i bllokuar gjatë kësaj kohe që do bëhet projekti. Do ketë një vështirësi trafiku dhe për këtë policia ka marrë të gjitha masat.

Afrim Qendro, Drejtor i ARRSH-së 

Drejtori i ARRSH-së u ndal edhe tek dëmshpërblimi i qytetarëve të “Unazës së Re”, të cilët po protestojnë tashmë prej disa ditësh përkundrejt projektit të “Unazës së Madhe”.  Qendro u shpreh për shtëpitë të cilat do të preken nga ky projekt se, do t'i nënshtrohen rivlerësimit. 

Ka shumë objekte që nga verifikimi mund të riformatohen. Në këto raste, në bazë të ligjit do të bëjmë vlerësim bashkë me qytetarët të objektit, ku do të jepet aprovim që kjo banesë mund të qëndrojë në këmbë, që do të thotë pjesa që preket do të prishet dhe pjesa që mbetet do të vijojë të qëndrojë. Por kjo do të jepet nga inxhinieri. Nuk do të skualifikohet pjesa që mbetet, por do të ketë një rivlerësim të godinës nga inxhineri në bashkëpunim me hipotekën.

Afrim Qendro, Drejtor i ARRSH-së 


Ja se si do të devijohet konkretisht trafiku në 'Unazën e Re':

Drejtimi Shkolla Teknologjike - Sheshi Shqiponja

Qarkullimi i automjeteve në rrethrrotullimin e Shkollës Teknologjike nuk do të  ndryshojë. Në fazën e parë  në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës, për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një metër dhe qarkullimi do vazhdojë me 3 korsi. Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës, qarkullimi do të vazhdojë me 3 korsi.

Në kryqëzimin e Rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Tom Plezha” automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen drejt rrethrrotullimit të sheshit Shqiponja, lëvizjen majtas drejt Rrugës “Tom Plezha” dhe levizjen djathtas drejt Rrugëve “Nexho Konomi” dhe Rrugës “Pjetër Zarishi” Rregullimi do të bëhet me semafor. Kryqëzimi i rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Aleksandri i Madh” do të mbyllet. Automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen vetëm drejt ose kthimin djathtas drejt Rrugës “Kristaq Mone” (kthimi drejt rrugës “Aleksandri i Madh” është i bllokuar).

Nuk do të lejohen parkimet e mjeteve në rrugët : “Tom Plezha” “Aleksandri i Madh”; Lëvizja e këmbësorëve do të kryhet sipas programimit ( kohët) e semaforëve në të dy drejtimet e lëvizjeve.

Drejtimi Sheshi Shqiponja - Shkolla Teknologjike

Në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës, për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një korsi. Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës, qarkullimi do të vazhdojë me 2 korsi minimalisht. Bllokohen tre daljet e blloqeve të banimit ndërmjet urës së Lanës dhe Rrugës “Mikel Maruli”.

Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Mikel Maruli” automjetet mund të lëvizin drejt ose të kthehen djathtas, automjetet që vijnë nga rruga “Mikel Maruli” drejt Rrugës “Teodor Keko” kthehen djathtas. Rreth rrotullimi në këtë rrugë nuk do të funksionojë pasi do të punohet, mjetet do te  mund të rrotullohen në fund të barrierës trafik ndarëse 70m më poshtë ( në rrethrotullimin e ri provizor që do të ndërtohet) për të hyrë në unazë.

Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Kristaq Mone” automjetet lëvizin vetëm drejt (do të bllokohet kthimi drejt rrugës “Kristaq Mone". Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Vasil Tromara” automjetet lëvizin drejt ose djathtas. Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Tom Plezha” automjetet lëvizin vetëm drejt (ndalohet hyrja drejt rrugës “Tom Plezha”). Automjetet që vijnë nga rruga “Tom Plezha” drejt rrugës “Teodor Keko” duhet të kthehen djathtas (do bllokohet kthimi majtas për lëvizjen drejt sheshit Shqiponja)

 Në Rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja do të qarkullohet me 3 korsi kalimi; lëvizja e automjeteve nga Rruga “Dritan Hoxha” & Rruga “Vangjel Noti” në drejtim të Rrugës”Teodor Keko” do të realizohet nëpërmjet nënkalimit te Casa Italia

Transporti publik

Itieneraret e linjave të transportit publik, L3-Kashar dhe L13–Tirana e Re do të kenë modifikimet përkatëse që i përshtaten devijimit të fluksit të trafikut. Ky plan menaxhimi i trafikut do të aplikohet duke siguruar sinjalistikë të nevojshme vertikale por edhe horizontale në përputhje me Manualin e Sinjalizimit Rrugor.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
Punimet për Unazën e Re, ja se si do të devijohet trafiku

Në kryqëzimin e Rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Tom Plezha” automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen drejt rrethrrotullimit të sheshit Shqiponja, lëvizjen majtas drejt Rrugës “Tom Plezha” dhe levizjen djathtas drejt Rrugëve “Nexho Konomi” dhe Rrugës “Pjetër Zarishi” Rregullimi do të bëhet me semafor. Kryqëzimi i rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Aleksandri i Madh” do të mbyllet. Automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen vetëm drejt ose kthimin djathtas drejt Rrugës “Kristaq Mone” (kthimi drejt rrugës “Aleksandri i Madh” është i bllokuar).

Nuk do të lejohen parkimet e mjeteve në rrugët : “Tom Plezha” “Aleksandri i Madh”; Lëvizja e këmbësorëve do të kryhet sipas programimit ( kohët) e semaforëve në të dy drejtimet e lëvizjeve.

Ora 16:00
Menaxhimi i trafikut tek 'Unaza e Re' fjala e plotë e Drejtorit të ARRSH Afrim Qendro

Kreu i ARRSH ka repzantuar sot planin për deviimin e trafikut pas nisjes së punimeve për zgjerimin e Unazës së Madhe.Afrim Qendro, në një dalje për mediat shpjegoi me detaje mënyrën e lëvizjes së automjeteve për ditët në vijim, deri në përfundimin e punimeve në zonën e "Unazës së Re".

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • In bocca al lupo: 21/11/2018 21:21

    ..kjo Veper eshte Domosdoshmeri per Publikun ..,duhet edhe nje Mbikalim e NenKalim te Zogu Zi(qe e prishi Berisho-vici)dhe tallet prape" me Ramen

    Përgjigju
  • redi: 21/11/2018 15:16

    Unaza e Tiranes eshte projekt nadhor ne sherbim te qytetareve dhe te zbatohet ligji per kompensimin ne funksion te veprave publike . Dy gjera jane themelore nga ana qeverise ,transparenca e tenderimit dhe transparanca e kostos se projektit , duke infirmuar publikun mbi shpenzimet ne detaje te projektit . Kjo menyre veprimi eshte skjarim i taksapaguesve si dhe pergjigje e detyrueshme per opoziten . Kur ka transoarence ulen tendionet qifte dhe artificiale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja