Protestat tek 'Astiri', Rama: Nuk do të shpërblejmë zaptuesit! Të hapin rrugën dhe të mos bëhen gazi i botës

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë prezantimit javor të bashkëqeverisjes ka risjellë në vëmendje edhe protestat e banorëve të Unazës së Re. 

Gjatë prezantimit të një rasti që kishte probleme me legalizimin, Rama është shprehur se ka një konceptim të gabuar të ligjit pasi ata që janë në proces legazimi nuk janë të legalizuar dhe sipas ligjit nuk mund të dëmshpërblehen.

Sipas kryeministrit, ata që protestojnë në zonën e 'Astirit' janë zaptues të pronës publike dhe jo vetëm që kanë ndërtime pa leje në kryeqytet, por kanë edhe ndërtime të tjera pa leje në bregdet prandaj ai u ka bërë thirrje që të lirojnë rrugën.

Ka një abuzim të madh me konceptin "proces legalizmi". Nuk është e njëjta gjë të jetë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën në një pjesë ku nuk prish punë dhe të ngresh kate të tëra biznesi buzë rrugës dhe të pretendosh 100% dëmshpërblim. Pse? Në bazë të cilit ligj? Thirrja ime është njerëzit të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe t'i hapin rrugë zhvillimit. Të mos bëhen gazi i botës.

Edi Rama, kryeministër

Banorët e Astrit prej më shumë se dy javësh, të mbështetur edhe nga PD dhe LSI, po protestojnë kundër prishjes së ndërtesave të tyre për të bërë të mundur ndërtimin e Unazës së Madhe.  Për projektin e "Unazës së Madhe" parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha. 

Lidhur me protestat ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili u shpreh se bashkia tashmë e ka ofruar zgjidhjen që është bonusi i qirasë për një afat prej 3 vitesh. (LEXO KËTU). Një reagim ka ardhur edhe nga Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili me anë të një deklarate për shtyp i ka kërkuar banorëve që protestojnë që të paraqiten pranë institucionit me të gjitha dokumentet përkatëse. (LEXO KËTU)

Ndërsa ditën e sotme, ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri u shpreh se  gjurma e projektit ka qenë e konceptuar që në 1989, ndërsa shtoi se objektet nuk do të prishen pa dalë vendimi i qeverisë për shpronësimet. (LEXO KËTU)

"Ne kemi njohur kategroinë e zaptuesve të pronave publike apo të tjetërkujt. Tani jo më. Individë që hiqen të lënduar për zaptimin e rrugës për të gjithë qytetarët dhe nga ana tjetër kanë nga 4-8 ndërtime pa leje jo vetëm në Tiranë por edhe në bregdet. Sot kërcënojnë se duan dëmshpërblim nga taksat e qytetarëve, të cilëve i është marrë prona e përbashkët dhe që meritojnë të kenë një Unazë të Re brenda standarteve. Desha ta theksoja sepse abuzohet shumë mbi termin jam në proces legalizimi. Kjo sdo të thotë që je legalizuar. Janë të gjitha të parashtruara në ligj. Për më tepër që ka një abuzim të madh me këtë koncept pasi nuk është e njëjta gjë të jetë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën në një pjesë ku nuk prish punë dhe të ngresh kate të tëra biznesi buzë rrugës dhe të pretendosh 100% dëmshpërblim. Pse? Në bazë të cilit ligj? Dëmshpërblim nga buxheti i shtetit? Pse? Thirrja ime është njerëzit të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe ti hapin rrugë zhvillimit. Mos të bëhen gazi i botës."

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 21/11/2018 13:44

    Rrugen duhet ta hape policia e shtetit sepse kjo siituate eshte e patolerueshme.

    Përgjigju
    • Qytetari: 21/11/2018 18:57

      Duhet et veproje dhuna e ligjit mbi keto shushunja qe po pijne gjakun e njerezve et ndershem.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Belind Këlliçi në SPAK, pyetet edhe foton me Donald Trump

Belind Këlliçi në SPAK, pyetet edhe foton me Donald Trump