Shpronësohen pronarët në akset 
Librazhd-Q.Stud e Kukës-Krumë

TIRANË - Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor, Librazhd - Qafa e Studnës (Loti 2).

Gjithashtu, qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor  Kukës-Krumë.
Më poshtë vendimet e plota të Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", dhe të ligjit nr.185/2013, "Për buxhetin e vitit 2014", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Librazhd - Qafa e Studnës (loti 2).
Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për: tokë "arë" dhe "truall", në vlerën 3 934 243 (tre milionë e nëntëqind e tridhjetë e katër mijë e dyqind e dyzet e tre) lekë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 3 934 243 (tre milionë e nëntëqind e tridhjetë e katër mijë e dyqind e dyzet e tre) lekësh të përballohet nga buxheti i shtetit i vitit 2014, zëri "Detyrimet e prapambetura (detyrimet e infrastrukturës)".

Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.

Pronarët e pasurive, për të cilat është bërë shënimi "Konfirmuar nga ZVRPP-ja", të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 3, 4, 5 dhe 6, të këtij vendimi.

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd e Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t'u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd e Elbasan të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd e Elbasan për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Kukës-Krumë.
Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e mëposhtme:
a) për sipërfaqet tokë "arë" dhe "truall", me sipërfaqe 3 325.5 (tre mijë e treqind e njëzet e pesë pikë pesë) m2, me vlerë 2 873 883.5 (dy milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tre pikë pesë) lekë, nga të cilat:
tokë arë, me sipërfaqe 2 393 (dy mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre) m2, me vlerë 338 416 (treqind e tridhjetë e tetë mijë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë.
tokë truall, me sipërfaqe 932.5 (nëntëqind e tridhjetë e dy pikë pesë) m2, me vlerë 2 535 467.5 (dy milionë e pesëqind e tridhjetë e pesë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë pesë) lekë.
b) për objekte, me vlerë 15 306 452 (pesëmbëdhjetë milionë e treqind e gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë e dy) lekë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë arë, truall dhe objekte prej 18 180 335.5 (tetëmbëdhjetë milionë e njëqind e tetëdhjetë mijë e treqind e tridhjetë e pesë pikë pesë) lekësh të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2014, zëri "Shpronësime", planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Shpenzimet procedurale, në vlerën 122 000 (njëqind e njëzet e dy mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi "Konfirmuar ZVRPP", të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi "Rikonfirmim", të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi "Leje ndërtimi", të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimin e pronarëve, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9, të këtij vendimi.
Brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krumë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t'u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krumë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krumë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". /ATSH/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK

Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK