TIRANE- Qeveria ka njxerë një fond prej 3.3 milion euro për shpronësimin e banorëve dhe pronarëve të kompleskit “Jon” që është ndërtuar në Vlorë. Ky vendim i ka hapur rrugë shëmbjes ose shtetëzimit të pallatit 8 katësh që ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, dhe që njihet nga të gjithë qytetarët e zonës si “pallati i Lulzim Bashës”. Në vendimin e qeverisë thuhet se "pronarët e ligjshëm të pasurive të paluajtshme që shpronesohen, të kompensohen me vlerë të plotë, për siperfaqen e përgjithshme prej 8396 metra katrorë ndërtim, të vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 462 919 230 lekë, prej të cilave 362 919 230 lekë do të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 100 milionë lekë nga Fondi i Kontigjencës.
Në pikën pesë të këtij vendimi kërkohet që pronarët e ligjshëm të këtyre pasurive të kompensohen për efekt të këtij shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin ligjor të pronësisë. “Shqiptarja.com”, ka mundur të zbardhë 7 emrat e banorëve që shpronësohen, mes tyre dhe Gerti Çalliku, pronari i “G.B-A Konstruksion”
Deri në 28 dhjetor
Data 28 dhjetor është vendosur nga ana e Këshillit të Minsitrave, si koha përfundimtare që mund të dorëzohen dokumentat nga ana e banorëve dhe pronarëve të kompkelsit “Jon”. Nëse dokumentacioni i rregullt nuk është dorëzuar mbrenda kësaj date, atëherë çdo veprim tjetër do të ishte i paligjshshëm dhe se nuk do të merrej në konsideratë. Tashmë rreth 11 banorë të pallatit janë në një proces gjyqësor me Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të cilët kundërshtuan bllokimin e kompleksit “Jon”, veprim ky që u morr një muaj më parë. Ndërkohë që pritet që në ditët në vijim banorët të kundërshtojnë vendimin e qeverisë në gjykatë, pasi siç dhe bëhet e ditur ata nuk janë dakort që prona e tyre të prishet dhe të shpronësohen me çmimin që u është vendosur nga qeveria. Megjithatë pritet që në ditët në vijim, rreth këtij rasti të ketë zhvillime të tjera.
Pallati me shkelje
Objekti është ndërtuar duke shkelur çdo rregull dhe ligj urbanistike, pasi pjesa më e madhe e tij ka hyrë në shtratin e detit. Të gjitha këto veprime të kundraligjshme janë kryer nën hundën e inspektorëve të INUK Vlorë dhe në sy të zyrtarëve të Bashkisë së Vlorës, të cilët megjithëse kanë parë sndërtimin e pallatit brenda në det, nuk kanë ndërhyrë për ndalimin e punimeve.
Manjani:Pallati i pavleshëm
Zv/ministri i Transportit Ylli Manjani, ka deklaruar në televizionin “A1Report” se kompleksi “Jon” është një pavleshmëri absolute. Sipas tij, Vlora ka një plan urbanistik që planifikohet se çfarë lejohet çfarë s’lejohet edhe me hartë thotë: Nuk lejohet të ndërtohet asgjë poshtë rrugës automobilistike. As edhe një lopatë zhavorr. Është shkruar taksivisht dhe ky është ligji. Por territori s’është siç thuhet në plan. Çdo gjë që gjendet e ndërtuar poshtë vijës nacionale s’ka asnjë vlerë ligjore. Dikush me leje, dikush pa leje. Juridikisht vlejnë zero. Në këtë rast dhe komplesi “Jon”, që merr ngarkesa të tjera prej personazheve, që s’na interesojnë".
Lista e disa prej pronarëve të Kompleksit “Jon” që dëmshpërblehen
Emri Nr.pasurisë Sipërfaqja Vlera e dëmshpërblimit
Valbona Calliku 16/8+2-24 46.35 m2 2.641.950 lekë
Eduart Durolli 16/8+2-9 88.58 m2 5.049.060 lekë
Abdyl Deromemaj 16/8+2-31 62.76 m2 3.577.320 lekë
Niko Kacori 16/8+1-1 47.59 m2 2.712.630 lekë
Vullnet Kacori 16/8+2-7 62.76 m 2 2.577.320 lekë
Gerti Calliku 16/8+2-23 97.17 m2 5.538.690 lekë
Jonuz Ismailaj 16/8+2-17 97.32 m2 5.547.240 lekë
Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com