TURQI- Një video me pamje të rënda, ku një mësues rreh brutalisht nxënësit e tij në korridorin e shkollës, ka ngjallur reagime të forta në Turqi.

Ngjarja e është regjistruan në Ortakioy në Aksaray, Stamboll.

Momentet e tmerrshme janë filmuar nga kamerat e sigurisë së shkollës, ndërsa ka qenë një mësues tjetër ai që ka hyrë në mes për të shpëtuar nxënësin.

Videoja ka qarkulluar me shpejtësi në internet. Mësuesi është shkarkuar nga detyra, ndërsa ndaj tij ka nisur hetimi.