Tiranë/ Shpërthen transformatori elektrik, ndërron jetë punonjësi i firmës së ndërtimit, plagosen 2 të tjerë - Video

TIRANE - Një shpërthim i fuqishëm në një transformator elektrik në një objekt në rikonstruksion mesditën e sotme, i mori jetën një punëtori të firmës private të ndërtimit. Të plagosur mbetën edhe dy punonjës të tjerë të kompanisë së ndërtimit, të cilët janë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në repartin e djegieve.

Shpërthimi ndodhi në një objekt në ndërtim në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa të plagosur mbetën Gjergji Sula, Fari Çollaku rreth 50 vjeç, dhe Andi Bojni 22 vjeç. Por Sula ndërroi jetë në Spitalin e Traumës ndërsa dy të tjerët ndodhen në QSUT me djegie në të gjithë sipërfaqen e trupit.

Policia thotë se transformatori shpërtheu si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa në një reagim më të detajuar për ngjarjen, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sqaroi se: Një kompani private, ishte duke kryer punime në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë.

Siç Shqiptarja.com mëson, duke qenë se i janë afruar shumë linjës, OSHEE ka ndërhyrë duke stakuar energjinë elektrike në nënstacionin e Kasharit, për të shmangur pasoja më tragjike nga shpërthimi i shkaktuar.

Ky defekt la pa energji perrëth 15 minuta bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

"Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura. Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë subjektit në rikonstruksion", - thotë OSHEE në një njoftim për ngjarjen.

VIDEO nga vendi i ngjarjes

"Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë për tu kujdesur për këta pacientë, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke i mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të Djegie Plastikës", thuhet në një njoftim të QSUT-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Vdes punëtori i ndërtimit nga shëpërthimi i transformatorit, KSSH: Po tentohet të fshihen përmasat e pasojave të ngjarjes

Për ngjarjen reagoi edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ku teksa shpreh ngushëllime familjes së viktimës, i kërkon autoriteteve të zbardhin ngjarjen. KSSH kërkon të zbardhet nëse ka pasur mangësi për plotësimin e kushteve të sigurisë teknike. Nëse rezulton kështu - thotë Konfederata - atëherë përgjegjësit duhet të ndëshkohen sipas ligjit.

"Mungesa e sigurisë teknike në punë shkakton tragjedinë e radhës. Autoritetet të tregojnë transparencë pasi ka indicie se po tentohet të fshihen përmasat e pasojave të ngjarjes", thuhet në reagim.

Nga shpërthimi i transformatorit elektrik në një objekt në ndërtim në autostradën Tiranë-Durrës, ndërroi jetë një prej punëtorëve të firmës private të ndërtimit, dhe u plagosën rëndë edhe dy të tjerë.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 25/07/2019 15:11

    Duhet te arrestohen dhe te plasen pas hekurave drejtuesit e firmes qe jane te pangopur duke e pare qe n/stacioni wlektrik ishte shume afer pse i futen puntoret te punonin ne zonen afer nenstacionit ku vetem rryma e induksionit shkakton avari pale te germosh dhe te prekesh kabujt e furnizimit me energji. Ngushyllime fam8ljes per te afermin e tyre qe humbi jeten nga ky shperthim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen