Një sasi tritoli ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali pranë Kopshtit Botanik në Tiranë, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Shpërthimi është regjistruar në orën 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari” në lokalin në pronësi të Muhamet Hoxhes.
Sasia e eksplozivit është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit dhe gjatë shpërthimit ka sjellë vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht jo në njerës. Në kohën e shpërthimit, lokali ka qënë i mbyllur dhe nuk ndodhej asnjë person.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të mbledhur prova materialet dhe kanë marë në pyetje pronarin e lokalit. Policia ka sekuestruar disa pamje filmike me shpresën se gjatë analizimit të tyre, mund të identifikojnë autorin e këtij krimi. Hetimet lidhur me këtë ngjarje vijojnë nga policia dhe prokuroria e Tiranës, ku pritet të zbardhen dhe motivet kryesore të këtij krimi.
Dyshimet janë se ngjarja mund të lidhet me djalin e pronarit të lokalit i cili ndodhet jashtë Shqipërisë.
Filloi activiteti normal ne Shqiperie.
PërgjigjuKy eshte udhezimi i presidentit qe jep urdher te rrembeni armet per te destabilizuar vendin sipas urdherit qe i ka dhene Rusia
PërgjigjuMINISTRI LLESHAJ MOS BEJE SI INXHINIER NDERTIMI POR TE MBLEDHE POLICINE E TE DREJTOJE ATE SE NISEN SHPERTHIMET PRAPE. PROKURORIA,KETA TE SHPERTHIMIT VENE NE RREZIK EDHW JETEN E BANOREVE DUKE DEMTUAR GODINAT PAS TERMETIT..
Përgjigju