Shqetësimi nuk është z.Sali, por modeli që ai krijoi

Shqetësimi nuk është z.Sali, por modeli që ai krijoi

Departamenti i Shtetit të SHBA shpalli ‘Non grata’ Z.Sali Berisha me gjithë Familjen e tij. Ishte një shkarkesë elektrike e motit që pakckush e priste të ndodhte. Shumë politikanë, sidomos nga e djathta apo ish aleatë në qeverisje, nxituan të rrjeshtohen në një front për tu solidarizuar me Z.Berisha dhe Familjen e tij. Këtë e bënë edhe jo pak analistë. Disa shkuan larg, aq sa duke ironizuar e përçmuar deklaratën e Departamentit të Shtetit i kthyen kurrizin SHBA. Ata thurën lavde për Z.Sali dhe me indinjim të thellë iu vërsulën Departamentit të Shtetit duke i kërkuar llogari pë këtë marrëzi; madje paralajmëruan se ky gabim duhej e do të korigjohej shumë shpejt.

Të bie në sy se analistë e politikanë, me stazh pune goxha të gjatë, nuk vërejnë apo bëjnë sikur nuk vërejnë se Z. Sali është ‘viktimë’ e një modeli që Ai vetë e krijoi dhe e përsosi për mbi 30 vite në politikë. Modeli i tij është specifik; në thelb përfaqëson një amalgamë të dukurive më të këqija që mund të manifestohen mbi këtë tokë. Pabesia, arrgonaca, dhuna, karakteri i munguar, makutëria, anarshia, shtirja etj.. janë shartuar me mjeshtëri në modelin e poltikës e të sjelljes që farkëtoi Z.Sali.

Modeli i tij solli tranzicionin e gjatë e të dhimbshëm për shqiptarët. I ngarkuar i posaçëm (prej Partisë së Punës!), Ai mori drejtimin e Partisë Demokratike dhe i vërtiti ngjarjet sipas një skenari shumë djallëzor që nuk besoj se ishte i rastësishëm. Anarshia, sundimi i paligjshmërisë, karakteri thellësisht policor, politk e hakmarrës ishin filli vertebral i pushtetit të Z.Berisha në vitet e para. Ato janë vitet kur Shqipëria nisi rrugëtimi në dishezën e gjatë, kohe në të cilën shqiptarët provuan gjithçka por kurrësesi demokracinë, mirqënien dhe sigurinë.

Dita ditës sipas kalendarit të ngjarjeve u evidentua pabesia që u çfaq dukshëm në qëndrimet me thikë mbas shpine ndaj çështjes së Pavarësisë së Kosovës. Kulm ishte edhe shtirja për dashurinë e madhe ndaj Aleancës së NATO kur u lejua të ndodhte ngjarja e Gërdecit në prag të hyrjes në këtë organizatë!.. Nën qeverisjen e Z.Sali, përmes anarshisë dhe ligjeve politikisht të posaçme, u nxit gllabërimi nepotik, partiak e korruptiv i ish pronës së përbashkët. Karakteri thellësisht policor i shtetit të Z.Sali degjenoroi aq sa edhe militantët e PD

bënin ligjin në komunitet dhe insstitucione në të gjithë Shqipërinë. Dallaverexhinjtë partiakë e kriminelë të llojeve të ndryshme e kthyen Z.Sali në një emblemë, gjë që at’herë atij i pëlqeu jashtë mase; besoj i pëlqen edhe sot. Gjthçka bëhej që Z.Sali të mos lëshonte pushtetin përballë të ashtuquajturit rreziku komunist në Shqipëri. Nuk është e qartë nëse Z.Sali ishte mbërthyer nga sindromi i përjetshmërisë në pushtet apo të tjerë faktorë kanë dashur që me çdo mjet ta mbajnë atë në pushtet.

Por modeli i pushtetit të Z.Sali dhe vetë Ai u kthyen në një ferrë të keqe. Ata së bashku mbajtën peng Shqipërinë, cënuan sigurinë e vendit e të rajonit dhe jo vetëm një herë. Ata mashtruan dhe cfilitën shqiptarët për 30 vite rrjesht dhe dukej se nuk do të lëshonin rrugë. Duhej dikush ta shkulte këtë ferrë të keqe dhe këtë e bënë Aleatët tanë. E bënë për të na shpëtuar neve, por jo vetëm neve. E përsë duhet të solidarihemi apo të mbështësim Z.Sali duke u rrjeshtuar në frontin antiamerikan?!.. Arsyetimi nuk këshillon këtë, përkundrazi. ‘Fanatiksit’ e Z.Sali duket se do të kenë ndonjë hall tjetër që janë rrjeshtura ethshëm në këtë front antiamerikan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë