Shqipëri-Itali, Tifozët Kuqezi
i kërkojnë falje Lorik Canës

Shqipëri-Itali, Tifozët Kuqezi<br />i kërkojnë falje Lorik Canës<br>
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, legjendari Lorik Cana, i jep sonte lamtumirën futbollit të luajtur përmes një ceremonie speciale që FSHF ka organizuar para ndeshjes Shqipëri-Itali. Por nuk do të jenë të grupuar dhe me banerin e tyre “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët i kanë dhënë tonin stadiumeve në mbarë Europën sa herë ka luajtur ekipin ynë kombëtar.

Tifogrupi iu lut Lorik Canës ta shtynte ceremoninë, por vetë ish-kapiteni deklaroi se kjo ishte e pamundur, për shkak se ishte shumë vonë dhe pastaj nuk ka vlerë asnjë lloj organizimi. Nga ana tjetër, “Tifozat Kuq e Zi” nuk e prishën bojkotin për ndeshjet brenda, edhe pse përballë sonte është Italia kundërshtar apo qoftë edhe për ceremoninë e Lorik Canës. Megjithatë, “Tifozat Kuq e Zi” kanë falenderuar ish-kapitenin përmes një statusi në profilin e tyre zyrtar në Facebook:

“Faleminderit Kapiten!

Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot, siç kemi bërë për vite me radhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan! Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti! P.s. Tani të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku!
#FaleminderitKapiten #LorikCana5”

tkz

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt