Shqipëri-Kosovë, do të hiqet tatimi
i dyfishtë brenda këtij tre mujori
Ministri i Financave të Shqipërisë Shkëlqim Cani ishte dje në Prishtinë për të zhvilluar një takim me Ministrin e Financave të Kosovës, Besim Beqaj.
PRISHTINE- Brenda tre mujorit të parë të këtij viti mes Shipërisë e Kosovës do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e tatimeve të dyfishta. Ministri i Financave të Shqipërisë Shkëlqim Cani ishte dje në Prishtinë për të zhvilluar një takim me Ministrin e Financave të Kosovës, Besim Beqaj.
Ministri i Financave të Kosovës, Besim Beqaj tha se në takim janë diskutuar detajet e marrëveshjes reciproke për heqjen e tatimit në vlerën e shtuar për librin dhe shtypin. Gjithashtu është biseduar për ri-negocimin e marrëveshjes për heqjen e tatimeve të dyfishta.
"Gjatë kësaj vizite patëm një takim bilateral ku diskutuam për bashkëpunimin në mes dy Ministrive të Financave, respektivisht qeverive të vendeve tona, që harmonizimi i politikave ekonomike, politikave fiskale dhe hapja e rrugës së bashkëpunimit ekonomik të vazhdojë më tutje dhe të thellohet. Ne konform takimit që kishim javën e kaluar, takimi i cili dërgon një sinjal jashtëzakonisht të fuqishëm të nivelit rajonal të bashkëpunimit të qeverive tona, sot diskutuam edhe për detajet e marrëveshjes reciproke për heqjen e tatimit në vlerën e shtuar për librin dhe për shtypin, gjë që Qeveria e Shqipërisë e ka bërë më herët, ndërsa ne konform një marrëveshje reciprociteti me Republikën e Shqipërisë do ta bëjmë shumë shpejt"- tha Beqaj.
Ministri i Financave i Shqipërisë, Shkëlqim Cani, tha se duke qenë dy vende që synojnë Bashkimin Evropian, e tërë kjo atmosferë sheh nga progresi i ekonomive të të dyja vendeve drejt ekonomisë evropiane. Ai tha se në takim është biseduar edhe për hartimin e një programi drejt bashkërendimit të procesit fiskal të të dyja vendeve.
“BE është orientimi ynë i përbashkët që të dy vendet kanë për qëllim hyrjen në BE, harmonizimin e legjislacionit me BE dhe doemos harmonizimin mes nesh. BE ka dy mënyra për të na pranuar: një është që veç e veç të harmonizohemi me BE dhe të vijë dita për të na mirëpritur dhe një rrugë tjetër është që të dyja edhe bashkë të bëhemi gati për të hyrë së bashku jo si dy vende, por ne do e shohim edhe si rajon. Paketa fiskale ka për objektivë edhe mbledhjen e të ardhurave”, tha Cani.
Të dy ministrat janë takuar edhe me biznese për t’iu shprehur gatishmërinë që t’i hapin sa më shumë rrugë atyre, për të parë mundësinë e krijimit të një tregu të përbashkët
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39