TIRANË - Zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj dhe Drejtori i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa, kanë pritur në një takim zëvendësministrin e Drejtësisë së Kosovës Avdyl Ymeri. Ky i fundit ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare i shoqëruar nga një delegacion, në përbërje të të cilit është Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Sprovues të Kosovës, Metije Ademi si dhe disa drejtues të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.
Tema kryesore e këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave në lidhje me shërbimin e provës si dhe në veçanti mbikqyrja elektronike e të dënuarve. Isaraj theksoi se bashkëpunimi midis dy shteteve, në fushën e drejtësisë, ka qenë tejet i frytshëm. Kjo vërtetohet nga marrëveshjet e nënshkruara, për ekstradimin, ndihmën juridike dhe transferimin e të dënuarve apo bashkëpunimi i ngushtë që vendet tona kanë patur në lidhje me shërbimin e provës.
“Duke qenë se Shqipëria dhe Kosova kanë eksperiencë në implementimin e sistemit të monitorimit elektronik të të dënuarve dhe të shërbimit të provës, respektivisht, ky shkëmbim eksperiencash rezulton të jetë tepër i domosdoshëm për të kaluar pengesat që konstatohen gjatë zbatimit të tyre. Për këtë arsye, takimet e këtij lloji shërbejnë për të vendosur ura lidhëse mes institucioneve të dy vendeve tona, e për të përgatitur takime, të një niveli më të drejtpërdrejtë, midis dy Ministrave të Drejtësisë, Naço dhe Kuçi”, u shpreh Isaraj.
Ymeri nga ana e tij, vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin midis Shqipërisë e Kosovës, në fushën e drejtësisë. Më tej, ai bëri një përmbledhje të shkurtër të reformave të ndërmarra nga qeveria kosovare në lidhje me modifikimet në kodin penal e kodin e procedurës penale, që bëjnë të mundur implementimin e shërbimit të provës.
Gjatë takimit, të pranishmit ranë dakord rreth avantazheve të dënimeve alternative, si dhe të problemeve e pengesave që konstatohen në zbatimin e tyre. Avantazhet të cilat konstatohen në nivel individual (për të dënuarit), shoqëror apo publik (shtetëror).
Për sa i përket nivelit individual, mund të thuhet se dhënia e dënimeve alternative, mundëson një integrim më efikas në jetën shoqërore të të dënuarit nëpërmjet riedukimit të tyre. Qoftë në rastin kur i dënuari është i mitur, qoftë kur ai është në moshë madhore.
Gjithashtu, avantazhet konstatohen edhe në nivel shoqëror. Shancet për kryerjen e një vepre tjetër penale nga të dënuarit ulen, gjë që sjell edhe uljen e kriminalitetit.
Dhënia e dënimeve alternative mundëson ndreqjen e një problemi kronik, të konstatuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, atë të mbipopullimit të burgjeve. Kosto për monitorimin elektronik të të dënuarve është më e ulët se kosto që shpenzohet në rast të burgimit të tyre. Pra, buxheti shtetëror përfiton nga dhënia e dënimeve alternative dhe implementimi i sistemit të monitorimit elektronik.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com