Shqipëri-Kosovë-Maqedoni shteg i
përbashkët turistik, GIZ mbështet

Shqipëri-Kosovë-Maqedoni shteg i<br />përbashkët turistik, GIZ mbështet
Në  qytetin e Prizrenit  u organizua një takim për të diskutuar në lidhje me realizimin e projektit për hapjen e një shtegu turistik ndërkufitar Shqipëri- Kosovë – Maqedoni, i cili do të kalojë nëpërmjet zonave të mbrojtura të tre vendeve, duke filluar nga Parku i Shebenik – Jabllanices, Korab- Koritnikut dhe Sharrit.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të AdZM Kukës, AdZM Librazhd, Agjensionit të Zonave të Mbrojtura Prizren, përfaqësues të Komunës Shtërpce Kosovë, Shërbimit Turistik, komuna Gostivar, përfaqësues të Shërbimit Turistik, komuna Tetovë, përfaqësues të operatorëve turistikë nga të tre vendet.

Ky shteg do të kontribuojë në përgatitjen e paketave turistike të përbashkëta, në promovimin e vlerave natyrore, turistike e etnokulturore të rajonit. Projekti mbështetet nga GIZ, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni./ATSH/

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës