Shqipëri-Norvegji, Edi Rama:
Përsëri fatkeqësia e minutave të fundit

Shqipëri-Norvegji, Edi Rama:<br />Përsëri fatkeqësia e minutave të fundit
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shoqëruar gjithë momentet kulmore të ndeshjes me mesazhe në Twitter dhe Facebook. 

NË FUND TË NDESHJES

"Mbyllet me një fije pranë golit të fitores. Gjithesesi, faleminderit çunave të Kombëtares dhe trajnerit tonë për këto emocione!"

GOLI I NORVEGJISË

"Ka akoma shpresë dhe rrezik. Fatkeqësia e minutave të fundit u përsërit prapë!", shkruan Rama kur shënohet goli i norvegjezëve në minutën e '87 të takimit.

GOLI I SHQIPËRISË

"Bravo! Gol! Forca çuna", ka shkruar Rama pas golit të Valdet Ramës të Kombëtares sonë. 

PARA NDESHJES

Rama ka uruar edhe më parë një fitore të Kombëtares shqiptare në ndeshjen e sotme me Norvegjinë. Në faqen e tij në rrjetin social “Twitter”, Edi Rama, i është drejtuar kuqezinjve para ndeshjes, duke i kërkuar të bëjnë më të mirën në këtë ndeshje.
 
“Uroj shumë që sot kombëtarja të bëjë atë që të gjithë shqiptarët dëshirojnë. Sukses çunave kuqezinj dhe trajnerit tonë të mençur”, shkruan Rama.
 
Ndërkaq ditën e sotme, kreu i PS-së do të zhvillojë bisedime në “Këndin e fjalës” me banorët e Poliçanit dhe Beratit.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptare.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët