Shqipëria anëtarësohet në Rrjetin
Europian të Kujtesës e Solidaritetit

Shqipëria anëtarësohet në Rrjetin<br />Europian të Kujtesës e Solidaritetit
Me nismën e Ministrit të Mirëqenis Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, Shqipëria ëhstë naëtarësuar në Rrjetin Europian të Kujtesës dhe Solidaritetit, me statusin e vendit vëzhgues. Anëtarësimi i Shqipërisë u miratua gjatë punimeve të Asamblesë së Rrjetit Europian të Kujtesës dhe Solidaritetit (ENSR), mbledhja e së cilës u mbajt në Varshavë të Polonisë.

Në punimet e kësaj asambleje, vendi ynë u përfaqësua nga zëvendësministrja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, e cila do jetë dhe anëtare e Bordit Drejtues të Rrjetit, duke përfaqësuar vendin tonë në këtë Rrjet.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë rrjet është një hap i rëndësishëm për të lidhur historinë tonë të re me pjesën tjetër të Europës, me të cilën kemi rrënjë të përbashkëta. Qëllimi i Rrjetit Europian të Kujtesës dhe Solidaritetit është i dyfishtë. Së pari, të analizojë, dokumentojë dhe promovojë historinë e shekullit 20, një shekull luftërash, diktaturash dhe rezistence.

Dhe së dyti, të analizojë se si ky shekull përkujtohet, duke mundësuar një dialog ndërkombëtar për historinë, si dhe zhvillimin e një kulture europiane të memories. Ai është themeluar që në vitin 2005 nga vende si Gjermania, Polonia, Hungaria e Sllovakia, dhe është shtuar nga vende të tjera si Rumania, Çekia dhe Austria, e rishtas edhe Shqipëria.

Prioritetet tematike të Rrjetit janë: Gjenealogjitë e kujtesës dhe përkujtimit; Efektet e ndryshimeve historike në kulturën, mentalitetin dhe identitetin e njerëzve të rajonit; Përkujtimi i Holokaustit; Përkujtimi i viktimave të stalinizmit dhe komunizmit; Rezistenca, opozita dhe kundërshtimi; Shoqëria dhe jeta familjare nën diktaturë; Pasojat e totalitarizmit dhe diktaturave. Rrjeti promovon procesin e të mësuarit të historisë nëpërmjet shkëmbimit ndërkombëtar të njohurive, si dhe duke diskutuar se si të kujtojmë dhe se si e çfarë të përkujtojmë në të kaluarën e afërt. Qëllimi i tij është të krijojë një bashkësi ndërkombëtare të memories, që merr në konsideratë larminë e eksperiencave të vendeve dhe kombeve të ndryshme, dhe të krijoje mundësira për të krahasuar dhe parë kontrastet e imazheve të larmishme kombëtare duke i plotësuar ato, por pa dashur të prodhojë një version europian të  standardizuar.

Detyrat e këtij rrjeti janë: 1) të lidhë bashkë iniciativa ekzistuese të veçuara të vendeve të ndryshme, duke themeluar bashkëpunimin midis aktorëve publikë dhe shoqërisë civile, qofshin ato qendra të studimeve shkencore historike apo vendeve të kujtesës; 2) të mbështesë financiarisht organizimet e përbashkëta të projekteve të natyrës akademike apo edukuese, si dhe organizimin e konferencave rajonale dhe publikimeve për çështje të historisë së shekullit 20.

Një vëmendje të veçantë Rrjeti i kushton rinisë dhe raporteve të njohurive të saj me të shkuarën. Marrja e këtij statusi krijon mundësinë që institucione shtetërore, organizata joqeveritare apo edhe studiues të vendit tonë të mund të marrin pjesë në programe dhe projekte që kanë si qëllim të tyrin hulumtimin dhe dokumentimin e së shkuarës totalitare, duke ndihmuar në të njëjtën kohë zhvillimin  e një debati të shëndetshëm kombëtar mbi memorien.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)