Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë
bashkëpunimin për 5 vitet e ardhshme

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë<br />bashkëpunimin për 5 vitet e ardhshme
KUKËS - Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar sot në Kukës Memorandumin e Bashkëpunimit 5 vjeçar në fushën e turizmit, planifikimit hapësinor, strehimit dhe ndërtimit dhe integrimin e zonave informale.
 
Për Shqipërinë marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni , ndërsa për Kosovën nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës Dardan Gashi.
 
Ky memorandum synon forcimin e bashkëpunimit mes dy Ministrive dhe qeverive, përmes shkëmbimit të përvojave në fushën e planifikimit hapësinor, strehimit dhe ndërtimit dhe integrimin e zonave informale.
 
Ministrja Gjermeni vlerësoi përparimin që ka bërë Kosova në fushën e legjislacionit për planifikimit urban dhe u shpreh se “Memorandumi i nënshkruar sot është një tjetër gur themeli drejt zvogëlimit të barrierave ndërkufitare mes nesh”. Sipas saj, synimi ynë kryesor është të rikthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet e shtetit, duke i dhënë fund informalitetit.
 
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi duke vlerësuar nënshkrimin e memorandumit si një hap konkret drejt bashkëpunimit mes dy vendeve pas mbledhjes së qeverive në Prizren, u shpreh se palët do të punojnë së bashku për të bashkërenduar punën mbi planifikimin hapësinor-territorial, kuadrin ligjor që lidhet me zhvillimin urban me ndikim në zhvillimin e turizmit kulturor dhe eco-turizmin.
 
Të dy Ministrat ranë dakord për një axhendë të përbashkët pune rreth projektit ndërkufitar të Alpeve. Shqipëria ka përfituar një fond nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës për hartimin e Masterplanit të Alpeve brenda territorit tonë ndërsa Kosova ka avancuar për pjesën e saj.
 
Përmes këtij Masterplani do të kryhet një studim i thelluar për nxitjen e mëtejshme të turizmit në zonën e Alpeve, planifikimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe investime në përmirësimin e infrastrukturës publike në koordinim me biznesin e komunitetet vendore.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç