TIRANE - Humbja me ekipin e Gjeorgjisë më datë 6 shkurt nuk ishte disfata e vetme për ekipin kombëtar të futbollit, pasi Shqipëria ka zbritur 8 pozicione në renditjen e përgjithshmë të FIFA-s duke përfunduar në vendin e 71 në botë për muajin që po lëmë pas. Kështu Shqipëria rikthhet përsëri në vendet e fundit të renditjes së përgjithshme, pasi krijoi iluzionin që do të qëndronte mes ekipeve mesatare. Trajneri Gianni De Biazi i ka rikthyer edhe njëherë kuqezinjtë me këmbë në tokë, aq më tepër përpara një sfide shumë të vështirë si ajo përballë ekipit të Norvegjisë në mars për eleminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014. Renditja pritet që të ulë Shqipërinë edhe më poshtë muajin tjetër, pasi përballë ekipit skandinav kuqezinjtë kanë shumë pak shanse që të dalin me pikë, pavarësisht përpjekjeve. Përsa i përket renditjes së ekipeve në 10 vendet e para nuk ka shumë ndryshime. Kështu kampionia e Botës dhe Evropës, Spanja vazhdon të ruajë e pashqetësuar kryesimin e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina në 3 vendet e para, Anglia ka fituar dy vende duke zbritur një pozicion më poshtë si Italinë dhe Kolumbinë. Portugalia ngjitet në vendin e shtatë, Holanda mbetet në vendin e 8, Kroacia në të nëntin ndërsa listën e më të mirëve e mbyll Rusia.

MIQËSORJA ME LITUANINË


Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore përballë ekipit të Lituanisë më datë 26 mars. Marrëveshja që është arritur mes dy federatave është publikuar dje nga drejtuesit e federatës. Ndeshja do të zhvillohet në Shqipëri, por akoma nuk është e qartë se në cilin qytet do të zhvillohet. Ndeshja miqësore do të zhvillohet pas ndeshjes miqësore përballë ekipit të Norvegjisë në Oslo për eleminatoret e kampionatit Botëror Brazil 2014. Sfida me Lituaninë zhvillohet, pasi Shqipëria në muajin mars do të zhvillojë vetëm një ndeshje me Norvegjinë më 23 mars, ndërsa më 26 mars do të jetë pushim. Për të shfrytëzuar datën e lirë të UEFA-s drejtuesit e dy përfaqësueseve kanë rënë dakord për një ballafaqim miqësor, i cili do ju shërbente dy ekipeve. Lituani është një test i rëndësishëm për trajnerin De Biazi për të parë konsolidimin e grupit të futbollistëve të rinj që ka afruar për të krijuar harmoni brenda ekipit.