Teknologjia e informacionit është sfida e kohës dhe jo më kot epoka ku jetojmë quhet “Epoka e Informacionit”. Rëndësia e përçimit të informacionit nëpërmjet teknologjisë ka bërë që shkëmbimet midis njerëzve të kryhen në një kohë të shkurtër, edhe pse janë të ndarë nga distanca me mijëra kilometra. Ndërkaq, teknologjia e informacionit ka ndikuar në ecurinë e marrëdhënieve ekonomike, duke e bërë atë jetike për këto të fundit.

SHQIPËRIA
Shqipëria renditet në vendin 106 në ranga botëror dhe në vend të fundit në rang ballkanik, për sa i përket shpejtësisë mesatare të shkarkimit nga interneti. Këto të dhëna bëhen të ditura nga “NetIndex”, pjesë e kompanisë “OOKLA”, e cila specializohet në matjen e parametrave të shpejtësisë së internetit në shkallë botërore. Shpejtësia mesatare e shkarkimit nga interneti, në Shqipërinë, është 6.29 Mbps (Megabit/sekond). Në nëntor të vitit të kaluar Shqipëria renditej në vendin e 102 në rang botëror dhe në vendin e parafundit në rang ballkanik. Në nëntor të vitit 2013, shpejtësia mesatare e shkarkimit nga interneti, në Shqipëri, ishte 6.34 Mbps. Vendi me internetin më të shpejtë në Ballkan është Bullgaria dhe renditet e 18-ta në shkallë botërore. Shpejtësia mesatare e shkarkimit nga interneti, në këtë vend, është 29.66 Mbps.

KRYESUESIT
Vendi me internetin më të shpejtë në botë është Hong Kongu. Shpejtësia mesatare e shkarkimit nga interneti, në këtë vend, është 73.09 Mbps. Ky vend pasohet nga Singapori dhe Rumania.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com