Më në fund, një lajm i mirë. Jo vetëm për kryeministrin Thaçi që me modestinë që përndryshe e karakterizon, në këso ngjarje të mëdha kur Shqipëria e shqiptarët, edhe pse të fundit në rajon, marrin udhën në drejtimin kah moti të përhumbur, s’mund të mos marrë diçka nga madhështia e të mëdhenjve të kombit Isë Boletimit e Naim Frashërit.
Dy citate më bien ndër mend në këtë moment. Isa Boletini jonë kur ka thënë se "Unë jam mirë kur është mirë Shqypnia" dhe Naim Frashëri kur tha se "për ne shqiptarët, dielli lind nga perëndimi", na thoshte kryeministri përmes Facebook-it duke kumtuar lajmin të cilit, padyshim edhe ai i është gëzuar.
Të 28 vendet anëtare të Unionit i thanë “Po” rekomandimit të Komisionit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit. Shqipëria, as gjysma e asaj Shqipërie për të cilën fliste Isa, vërtet prej dje është më mirë. Së paku i është hapur një deriçkë të cilën, po të dijë të kryej si duhet “detyrat e shtëpisë” mund ta hapë dhe të tejkalojë statusin e vendit kandidat.
Por detyrat nuk janë të lehta dhe të padhembshme. Duhet të veprojë me vendosmëri reformën në administratën publike, në gjyqësor, në luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit. Të forcojë pavarësinë, transparencën dhe llogaridhënien e gjyqësorit.
Me krekosjen karakteristike shqiptare, edhe në këtë ditë së paku do ti gjente bashkë, lajmi u komentua me ekzaltime e rrahagjoksi edhe nga dy taboret e armiqësuar në Tiranë. Me atë mendësinë se kush e kreu punën: gjahtari kur e ka plagosur prenë apo zagari që e kapi.
Kjo që kemi arritur flet qartë se mund të arrijmë çdo gjë nëse kemi një plan dhe stafin e duhur për ta vënë në jetë. Ashtu siç treguam që skuadra jonë është në lartësinë e sfidave, Rama siguroi se plani dhe skuadra e tij do të japin të tjera rezultate që ky popull të ketë arsye të gëzohet. Berisha ndërkaq s;mund të mos fajësojë edhe një herë rivalin se “merita” e tij është mu zvarritja e statusit të kandidatit që Shqipëria ka mundur ta marrë që moti.
Sidoqoftë, pa marrë parasysh inatet shqiptarçe, Shqipëria e bëri një hap. Dhe normalisht se edhe kryeministri gëzohet.
Edhe pse në këso raste gëzimi mbase nuk është mirë të përkujtohen premtimet që mund të jenë thënë për efekt fushate, gojkëqinjtë mund t’ia përkujtojnë kryeministrit Thaçi premtimin solemn më 2007, në fillim të mandatit të parë si kryeministër se me te në krye të qeverisë, Kosova brenda 15 muajsh ëndrra e çdo kosovari për të dalë nga getoja do të realizohet. Se nuk do të mbesim më delja e zezë e Evropës. Se si të gjithë evropianët kosovarët do të realizojnë ëndrrën , do të lëvizin lirshëm dhe Kosova do të marrë liberalizimin e vizave.
Pse nuk u bë, jo për 15 mua por as pas shtatë vitesh, kryeministri nuk ka tha as tash kur po kërkon mandatin e tretë. Berisha në Tiranë alibinë e gjeti te Rama që ia mori pushtetin nga duart por ke do të fajësojë kryeministri ynë që po qëndron fuqishëm në fron vite me radhë.
E Shqipëria është mirë kur mirë është Kosova, mund të thonë me plot të drejtë edhe në Tiranë. Por, a është mirë Kosova z. Kryeministër? Kosova që assesi të marrë as libelarizimin e vizave e lere më statusin e vendit kandidat.
E Kosova do të jetë mirë kur të mos trajtohet më si shtet privat . Kur hajdutë me frak të mos ia vjedhin milionat dhe të këtë të na e prezantojnë si aftësi e shkathtësi të tyre për të bërë biznes. Kur uzurpatorët që e kanë kapur për fyti të shkojnë në aty ku e kanë vendin, dihet ku!
Më në fund, Kosova do të jetë mirë kur eshtrat e Isës, emri i të cilit iu kujtua dje, të mos mbahen më në thes. Pa një varr në vendlindje, matanë Ibrit, te ajo kulla në Boletin ku as kryeministri nuk merr guximin të shkojnë pa autoblindë.
/Shqiptarja.com