Shqipëria gjen një tjetër test,
do luajë një miqësore me Iranin
Në harkun e pesë ditëve, Kuqezinjtë do të luajnë kundër bosëve të karburanteve, Katarin dhe Iranin. Moldavia na pret, më 15 gusht
Shqipëria ka siguruar një miqësore të pazakontë me Iranin, një test ndërkombëtar që do të zhvillohet në Stamboll, më 27 maj, vetëm pesë ditë pasi të përballemi me “sheikët” e Katarit në Madrid. Lajmin e bëri të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
Dy prova të njëpasnjëshme për kuqezinjtë dhe trajnerin italian të Kombëtares, Xhani De Biazi, çka do t’i mundësojë teknikut të implementojë jo vetëm idetë e tij, por dhe të testojë një numër të madh lojtarësh, nisur edhe nga fakti se disa nga “garda e vjetër” i ka dhënë lamtumirë përfaqësueses.
De Biazi ka ndërmend të ftojë mbrojtësin e Greuther Fyrth, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën gjermane. Gjithsesi, ndeshjet kundër Katarit dhe Iranit, nuk do të jenë të vetmet, përpara se të nisim fushatën eliminator të Kupës së Botës “Brazil 2014”, ku Shqipëria e fillon aventurën me ndeshjen kundër Qipros.
Kundër Moldavisë, me të cilën kemi fiksuar një miqësore më 15 gusht, që ka shumë mundësi të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Për trajnerin italian Xhani De Biazi, ndeshjet kundër Katarit dhe Iranit, vijnë pas asaj me Gjeorgjinë, të humbur 2-1 në Tbilisi, më 29 shkurt 2012, gjatë të cilës sulmuesi i ri Edgar Çani shënoi golin e parë me përfaqësuesen dhe portieri Samir Ujkani priti dy penallti.
Shqipëria kërkoi gjatë kësaj kohe kundërshtarë të tjerë, përfshirë edhe kampionen e Europës dhe të Botës, Spanjën, si deh Irlandën, por si trajneri spanjoll Vinsente Del Boske ashtu dhe italiani i Irlandës, Xhovani Trapatoni, refuzuan në minutat e fundit. Në fakt, nuk është hera e parë, që Shqipëria zhvillon miqësore me ekipe jashtë Europës. (rb/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.2%
-
Frikë se humbin
43.1%
-
Arsye të tjera
7.7%
Vota total: 1124
Lajme të tjera
-
Rekordet në boksin profesionist, shqiptarët i presin ndeshje të mëdha në Amerikë! Promotori Briget: Do arrijmë nivele të admirueshme
29 Mars, 12:30
-
Transporti ‘falas’, një shaka e Belindit
29 Mars, 12:29
-
Gjurmë ADN-je në gëzhojën e gjetur brenda makinës së autorëve, prova e vetme që mund të zbardhë sulmin ndaj Top Channel
29 Mars, 12:27
-
VIDEO/ I dënuar për prodhim e shpërndarje të materialeve pornografike në Gjermani, pranga të riut të huaj që fshihej në Tiranë
29 Mars, 12:23
-
Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohet 42-vjeçari në Gjirokastër
29 Mars, 12:17
-
Shoqëria civile protestë para SPAK: Ku është floriri i Kërrabës! Hetoni evazionin fiskal të hidrokarbureve
29 Mars, 12:15
-
Vetëm 2 minuta /Finok në tavë me proshutë, një recetë plot shije nga zonja Albana
29 Mars, 12:12
-
FOTOLAJM/ Rama pozon me 3 kampionet olimpike të Kosovës: Simbolet e reja të FA-së
29 Mars, 12:09
-
Pastiçe me mish të grirë dhe beshamel nga zonja Albana
29 Mars, 12:08
-
Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit: Pasi i uroj mirëseardhjen Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…
29 Mars, 12:07
-
Kek i shëndetshëm me hurma arabie dhe arra nga zonja Albana
29 Mars, 12:02
-
U-17/ Kombëtarja s'ia del të fitojë, kuqezinjtë e mbyllin grupin në vendin e parafundit (VIDEO)
29 Mars, 11:51