Shqipëria ka hequr vizat me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajtin. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë që drejtohej nga kryeministri Edi Rama. Tani të gjithë shtetasit nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti mund të futen në terrotorin e Shqipërisë vetëm me pasaportë. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare.
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.513, DATË 13.6.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.513, datë 13.6.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
1. Në aneksin nr.3, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, bashkëlidhur vendimit, të shtohen fjalët “... Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti me dokumentin pasaportë ...”.
2. Në aneksin nr.4, “Lista e vendeve, shtetasit e të cilave hyjnë me vizë në Republikën e Shqipërisë dhe përfaqësitë ku mund të bëhet aplikimi, si dhe tarifa përkatëse e shërbimit me vizë”, bashkëlidhur vendimit, hiqen fjalët “... Emiratet e Bashkuara Arabe ...” dhe “... Kuvajti ...”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com