Babai i tij Gzimi, punonte si murator dhe puna e tij e çoi në shtëpinë e agjentit sportiv Marco Piçioli, i cili do të ndikonte në jetën e Elseidit, Sot ai është futbollist dhe luan me skuadrën e të rinjve të Empolit. Ndëkohë 17-vjeçarja Florenca Lekstakaj me origjinë nga Lezha, ka lindur në Firence ku familja e saj nga Lezha ishte zhvendosur së bashku me motrën e saj më të madhe. Disa vite më vonë ajo mori pjesë në një konkurs bukurie në Shqipëri ku fitoi vendin e parë si dhe studime të paguara.
Dy protagonistët e historisë tonë janë njohur në bankat e shkollës dhe Elseidi është shprehur se Florenca i ka tërhequr mënjëherë vëmendjen. Çifti gjithashtu ka theksuar se fillimisht nuk ishte e lehtë për ta pasi e dinin mentalitetin e prindërve të tyre sa i përket lidhjeve të dashurisë.
Megjithatë dashuria e tyre po triumfon. Në vetëm pak ditë ata do të zyrtarizojnë lidhjen e tyre në fejesë. “Nuk po martohemi”,-shprehet Hysaj për mediat italiane, të cilat janë interesuar për historinë e tyre. “Fejesa do të jetë një festë e madhe me gjithë të afërmit tanë. Është një moment shumë i rëndësishëm për ne.”-është shprehur futbollisti i ri.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)