Shqipëria ime, çelet konferenca për
menaxhimin e zonave të mbrojtura

Në datat 11-13 Qershor u zhvillua për herë të parë Konferenca Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, një iniciativë e Insitituti të Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe organizatës ndërkombëtare të Fondi Botëror për Jetën e Egër (WWF), në bashkëpunim edhe me strukturat e Ministrisë e Mjedisit. Konferenca organizohet me qëllim të zhvillojë perspektivat e menaxhimit të këtyre pasurive natyrore të vendit, si pjesë e aktiviteteve të projektit rajonal “Parqet Dinarike të Shqipërisë”.

fotot e takimit

Në të morren pjesë rreth 50 specialistëve, menaxherëve dhe ekspertëve të zonave të mbrojtura, përfaqësues të institucioneve ose/dhe projekteve që lidhen me zonat e mbrojtura, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, etj. Aktiviteti u mbështet edhe nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, në kuadër të punës që po bën ajo për vlerësimin e pasurive natyrore dhe promovimin e tyre. Në këtë konference u diskutua mbi situatën reale të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe sfidat e menaxhimit të qëndrueshën të këtyre pasurive natyrore në të ardhmen. Zonat e mbrojtura përbëjnë 16 përqind të territorit të Shqipërisë dhe janë pjesë e çmuar e trashëgimisë natyrore për vlerat unike të biodiversitetit.

fotot e takimit
 
Në ditën e parë ku morri pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Mjedisit, z. Pëllumb Abeshi, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Turiszmit, znj. Julinda Dhame, Drejtor i Përgjithshëm të Zyrës së Mesdheut për WWF, z. Paolo Lombardi, Drejtoresha Biodiversitetit në Ministrine e Mjedisit, znj. Odeta Cato, Drejtori i Zyrës së Europës Qëndrore e Lindore të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), Presidenti i Bordit të INCA-s, z. Zamir Dedej,si edhe titullarë të tjerë të institucioneve si UNDP, GIZ, e projekteve të KfW, JICA, etj., u diskutua për politikat dhe strategjitë e punës në kuadër edhe të përqasjeve të reja që kërkon koha.

fotot e takimit

Si pasuri kombëtare që mbartin përfitime të shumëanshme ekonomike dhe mjedisore, ato gëzojnë mbrojtje të veçantë me qëllim që t’ju shërbejnë qytetarëve shqiptarë me shërbime mjedisore si dhe si destinacione të çlodhjes në natyrë. Prania e stafit të AKT-së në këtë konference i dha një dimension të ri që u theksua edhe në ndërhyrjet e drejtuesve të këtyre institucioneve. Znj. Dhame përmendi një seri aktivitetesh konkrete që priten të organizohen në bashkepunim për promovimin e natyrës në Shqipëri duke bërë thirrje që institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të mbështesin këtë përpjekje.

fotot e takimit
 
Nga ana tjetër në fjalën e tij z. Paolo Lombardi, theksoi se “..zonat e mbrojtura duhet të kenë një rol në rritje si një strategjin për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendeve dhe rajoneve, që janë të nevojshme për të siguruar një rrjedhë përfitimesh të tilla si uji, mbrojtja e tokës, reduktimi i karbonit, elasticiteti ndaj ndryshimeve
 
klimatike, mbështetja për industrinë e turizmit, hapësirat clodhëse për komunitetet...”. Përfaqësuesit e  institucioneve kombëtare e ndërkombëtare sollën eksperiencat e projekteve që ato zbatojnë në vende  të ndryshme për zonat e mbrojtura në Shqipëri
 
Në ditën e dytë Konferenca i zhviloi punimet në Parkun Kombëtar të Dajtit, me prezantimin e punës së bërë në Shqipëri në kuadër të projektit Diniric Arc Parks, dhe me punën në grupe për çështjet e menaxhimit të qëndrueshëm të turizmit, vlerësimit të përfitimeve që vijnë nga zonat e mbrojtura si dhe përmirësimin e proçesit të komunikimit me publikun shqiptar.

Në fund u zhvillua një panel diskutimi me koordinatoren lokale të programit të WWF për parqet detare, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, nën Kryetari i Komunës Margegaj (pjese e Parkut Kombëtar të Valbonës), dhe përfaqësuesi i Parkut Rajonal-Ulëz. Të gjithë sollën prespektivën e tyre dhe mënyrën e ndryshme të kendvështrimit për zonat e mbrojtura dhe ato me vlera natyrore; kjo pasuroi debatin me eksperienca të reja jashtë praktikave dhe debateve të zhvilluara, duke sjellë elementë të rinj për të ardhmen e menaxhimit të zonave të mbrojtura. Konferenca sigurisht që njohu vështirësitë dhe momentin e jo tepër pozitiv që po kalojnë këto kategori vlerash në vendin tonë, por nga ana tjetër përcaktoi disa nga mënyrat e duhura për promovimin e tyre.
 
Në ditën e fundit të kësaj Konference, ditën e premte datë 13 Qershor, u organizua nje vizitë me pjesmarrjen e përfaqësuesve të medias dhe pjesëmarrësve nga zonat e mbrojtura në vend, në Parkun Kombëtar të Divjakës.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve