KORÇË - Shqipëria jo duhanit, nismë e shoqërisë civile e nisur në fillim të muajit shtator është konkretizuar në qytetin e Korçës ku së bashku me pjesëmarrësit ka qenë edhe Ministri i Shëndetësisë Beqaj.
 
Ministri Beqaj por edhe përfaqësues të administratës të qytetit juglindor janë ndalur në një takim të hapur në qendër të qytetit për të përcjellë idenë e kësaj nisme dhe mbështetjen e tyre.

Beqaj ka theksuar se kjo nismë që synon mbrojtjen e shëndetit të shqiptarëve ka në mbështetje edhe zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen nga duhanpirja. Më tej pjesëmarrësit kanë ecur në mënyrë simbolike për sensiblizim përgjatë pedonales së qytetit të Korcës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)