TIRANE- Në të gjithë rajonin e Ballkanit, Shqipëria kishte barrën më të ulët tatimore, si për vitin 2012, ashtu edhe për vitin e kaluar. Në vitin 2012, barra tatimore për vendin tonë ishte 22.8% e PBB-së. Ndërkaq, për vitin 2013, barra fiskale e Shqipërisë ishte 21.5% e PBB-së.

Barra tatimore është shuma totale e tatimeve të paguara dhe detyrimeve doganore dhe sigurimet shoqërore, sipas bazës të të ardhurës të tatimit përkatës (tatimet mbi kapitalin, mbi punën dhe tatimet mbi konsumin) nga një grup i caktuar tatimpaguesish, industrie, rajoni, shteti etj, të krahasueshme me çfarë paguajnë grupet, industritë, rajonet, shtetet, etj.

Nga ana tjetër, vendi i rajonit me barrën më të lartë tatimore, si për vitin 2012, ashtu edhe për vitin e kaluar, ishte Bosnje-Hercegovina . E thënë ndryshe, për këtë vend, barra tatimore ishte 38.9% dhe 38.1% e PBB-së, për vitin 2012 dhe 2013 respektivisht.

tabela liria 1

Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)